TV Mania

Nga grupi ‘Minatori’ tek baladat e Ylli Limanit: Ç’mendon i ati për këngët e tij?

5 Maj 2018

Nga grupi ‘Minatori’ tek baladat e Ylli Limanit:

Pas debutimit të suksesshëm në “The Voice of Albania 1”, Ylli Limani ka qenë pjesë e muzikës shqiptare me këngët e tij, të cilat janë kryesisht balada. Por për ata që nuk e dinë, djaloshi IN i momentit është i biri i njërit prej anëtarëve të grupit “Minatori”, Mufail Limani.

Pas koncertit me rastin e Ditës së Punëtorëve në qendër të Tiranës, Ylli tregoi për “Jo vetëm modë” se i ati nuk ia do fare këngët.

 

Dritat ?

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

“Ah, nuk i do. Ai ka kultivuar një zhanër tjetër të muzikës. Grupi ‘Minatori’ është legjendë e muzikës rrok. Kemi dhe grindje zakonisht për tekstet. Babai s’e ka me qejf që të vuaj nëpër këngë”, u shpreh ai.

Deri më sot, Ylli i ka mbetur besnik baladave duke eksperimetuar shumë pak me ndonjë rrymë tjetër muzikore. Për më shumë mbi këtë gjë, mund të lexoni një tjetër artikull duke klikuar këtu.

Nga grupi ‘Minatori’ tek baladat e Ylli Limanit:

Grupi “Minatori” ishte një ndër bandat e famshme të muzikës rrok që u krijua në Kosovë aty rreth viteve 1980, krahas “Gjurmët”, “Ilirët”, “Menkis” etj. E meqë ra fjala, le ta shijojmë pak “Mori molla me sherbet, qysh p’e lom njat muhabet?”.