Deri në shekullin e 18- të rrugët nuk pastroheshin, ndaj kjo është arsyeja pse dikur në to gjendej jashtëqitje, trupa të vdekur, mbetje ushqimore etj. Një kaos i vërtetë!
Paruket e së shkuarës nuk ishin aspak higjienike, përkundrazi të pushtuara nga parazitët. Kjo për arsyen se lyheshin me dhjamë kafshësh për të qëndruar sa më mirë dhe kundërmonin erë.
Shurupi për kollë i fëmijëve ka patur përmbajtje morfine. Gjithashtu përdorej si qetësues edhe për dhimbjen e dhëmbëve. Ndonëse që në 1911- ën u nis të thuhej se medikamenti ishte i rrezikshëm, qarkulloi në treg deri në 1930- ën.
Deri në fundshekullin e 18- të gratë në vend të rroba banjove vishnin fustane të gjata.
Në Francë, në shekullin e 17- të bidetë përdoreshin vetëm nga mbretërorët. Ndryshe nga ç’ndodh tani bidetë mbaheshin në dhomën e gjumit dhe era e pakëndshme nuk përbënte aspak problem.
Protezat e së shkuarës ishin ashtu siç nuk jua pret mendja. Deri para shekullit të 19- të protezat realizoheshin duke marrë dhëmbët e ushtarëve të vdekur.
Swastika ka një histori 3,000- vjeçare dhe përpara regjimit nazist në Gjermani simbolizonte mirësinë dhe paqen. Kultura të vjetra në botë, ajo budiste, kristiane etj ende sot përdorin interpretime të veçanta për të.
Burimi: Bright Side