Art & Libra

Kësulëkuqja na mashtroi të gjithëve. Ajo quhet Ornela Vorpsi!

11 Prill 2018

Kësulëkuqja na mashtroi të gjithëve. Ajo quhet Ornela

Shkruar nga Ilnisa Agolli

Ndodh rrallë që në Shqipërinë e sotme të befasohesh. Do të parapëlqeja të përshkruaja çfarë është habia; si vjen ashtu papritmas prej një rrëfimi fërgëllues nga dy buzë aq të bukura dhe aq të kuqe që të bëjnë të kuptosh prapë se jeta është e çuditshme dhe se i kthehemi gjithmonë fëmijërisë.

Sepse është ajo e vetmja që thyen heshtjen e rëndomtë të ngushëllimit, të xhelozisë, të besimit dhe të dashurisë.

Kësulëkuqja na mashtroi të gjithëve. Ajo quhet Ornela

Ndodh rrallë që prej përgjigjesh të copëzave historie, të krijuara mes shëmtisë dhe bukurisë së fatit, talentit dhe banimit mes pikturës e shkrimit, të befasohesh nga një njeri i vetëm që arrin të të njohë me veten, vendin dhe të gjitha këto kureshtje të mëdha që vetëm një zonjë e mençur dhe e madhe mund të t’i thyej. Një Kësulëkuqe që e di ç’është vetmia dhe që kthehet në prill dhe në pyll prapë.

Vetëm Ornela Vorpsi, mundet.

Ajo foli gjatë takimit të djeshëm me Beti Njumën dhe Alda Bardhylin në kuadër të  “Letërsia dhe qyteti” dedikuar këtë vit ‘Femrës’, për herë të parë në një rrëfim ekskluziv në shqip.

Kësulëkuqja na mashtroi të gjithëve. Ajo quhet Ornela

“ Sa nevojë kishin për tragjedi. I gjithë vendi im i mrekullueshëm ka një etje të këtillë për tragjedi. E sajon nga hiçi, ashtu si Krijuesi na sajoi nga një hiç pluhuri.” - shkruan ajo.

Por a e di publiku i gjerë këtë?

Pyetjes “1 milion Dollarëshe” se përse nuk shkruan në gjuhën shqipe ajo iu përgjigj s’e nuk i kishte dhënë asnjeherë rëndësi shkrimit , pasi ëndrra e saj ishte piktura. - - Në mënyre organike më erdhi të shkruaj në italisht. Siç të vjen një ndjenjë dashurie për dikë. Pa pyetur shumë!  Por shqipja e qartë mban femijërinë time- tha ajo.

E në fakt, mjafton të lexojmë romanin.

“Vendi ku nuk vdes kurrë” i botuar në Francë, për të kuptuar më shumë.

“Kësulëkuqja e vogël nuk ishte e kuqe. Ndërsa ujku, ai po, ishte i kuq. Quhej Enver Hoxha, si diktatori komunist shqiptar. Ai nuk do t’i përpinte vajzat e vogla. Jo, nuk ua kishte nevojën, për aq sa ato nuk kishin as pite, as poçe me gjalpë për t’ja çuar gjyshes së tyre. Kjo ishte mbretëria e Enver Hoxhës: mungesë në gjithçka. Dhe burg për ata që guxuan të ankohen.”

Kësulëkuqja na mashtroi të gjithëve. Ajo quhet Ornela

Vorpsi, të befason pra me Shqipërinë komuniste, diktatura e së cilës , është vetëm pak më moderne në këtë Shqipërinë tonë të Re. Në Shqipërinë Edi Ramës politikan; por kurrë atij artist.

Arti i pikturës i qeveris ndryshe ngjyrat!

Mikun e vjetër, prej të cilit , duket se ajo ende pret që të mbajë fjalën e thënë për një përkthim që në fakt, ai me kohë mund të kish kursyer pak kohë; e të na e kish dhënë.

Ku ishe gjithë këtë kohë, Ornela Vorpsi? Pse na i mbajte të fshehta dhe na i tregove kaq vonë gjithë disiplinat e pikturës, fotografisë dhe letërsisë? Se si rrugës së komunizmit u rrit një Kësulëkuqe që shkruan sot për aq shumë femra. Për aq shumë palumturi? Si i bëhet mos humbësh në këtë pyll, Ornela? Të shkosh në shtëpi?

Falë Betit dhe Aldës, kuptuam se është proçes i gjatë. Si ai i librit të saj dhe jetës së saj :Nga gruaja tek fëmija dhe mëmësia, të cilën ajo e veshi vonë.

-  Nëna ime ishte zoti, tha ajo mbrëme. Fillimi dhe mbarimi botës filloi me të. Ndaj nuk doja fëmijë .

Nese ishte ky relacioni , thoja : fëmijë nuk dua . Preferoj të rris mace. Pastaj në moshën 39 vjecare thash : Po sikur të pendohem ?

Andaj është proçes i gjatë...Nga martesa tek burri, tek dashnori dhe dashuria.

Sekreti?

Përrallorja : Vetmia. Dhe ajo çuditërisht, dallon prej kësulës.

Kuqëlon!