Ju kujtohet kur ishit shtatzënë? Sigurisht që po. Një krijesë u rrit në barkun tënd për 9 muaj me radhë. Kush e ka provuar këtë ndjesi, e di mirë që gjatë kësaj periudhe dashur pa dashur keni bërë disa gjëra të çmendura. Gjëra nga ato të cilat s’do t’ja tregonit kurrë askujt sepse thjesht s’keni qenë vetvetja.
1. Si përshembull, keni ndjerë se papritur kishit nevojë të tmerrshme pët të shkuar në banjë. Por rruga deri atje është kaq e gjatë dhe o Zot! Çfarë sapo bëra?
2. Ose, një uri e papërshkrueshme të ka kapur në mes të supermarketit dhe ke ngrënë gjënë e parë që të zuri dora. Pastaj je kujtuar të duhet të paguash.
3. Ndoshta, ke lëshuar edhe ca gazra të vockla në ashensor apo në një ambient tjetër plot me njerëz.
4. Të nxehesh për çdo gjë dhe fajin e kanë vetëm hormonet
E keni parasysh që të gjithë flasin vetëm për hormone atë periudhë? Sa herë keni marrë flakë kot dhe pastaj jeni penduar. Sepse të gjithë duhet t’ju kuptojnë! Fajin e kanë ato hormone.
Sidoqoftë, çfarëdolloj gjëje të errët te keni bërë ato muaj, s’mundesh kurrsesi të gjykosh dikë që është shtatzënë. Kështu që, sekretet tuaja janë të sigurta me ne!