High Tech

45 vite më parë, celulari i parë në botë dukej kështu dhe kushtonte një mal me para!

4 Prill 2018

45 vite më parë, celulari i parë në botë dukej

45 vite më parë, telefonata e parë me celular u bë në New York në 6th Avenue, jashtë hotelit Hilton. Pasi Bell System krijoi telefonin e makinës në 1940, ideja e të paturit një telefon që mbahet në dorë filloi të mbizotërojë. Dhe e para kompani që nisi të zhvillojë një prototip celulari ishte Motorola.

45 vite më parë, celulari i parë në botë dukej

Babai i celularit të parë ishte Dr. Martin Cooper, që asokohe ishte inxhinier tek Motorola. Në një intervistë dhënë asokohe për Bloomberg, Cooper tha se ekipi i tij nisi të dizenjojë një model celulari në nëtor të 1972-shit. Tre muaj më pas kishin një prototip funksional.

45 vite më parë, celulari i parë në botë dukej

45 vite më parë, celulari i parë në botë dukej

Për të shpallur shpikjen e madhe, Motorola planifikoi një konferencë për shtyp në 3 prill 1973, por Cooper doli tërësisht jashtë skenari dhe u frymëzua të bënte një demostrim ‘live’ jashtë hotelit Hilton. Ai vendosi të telefonojë rivalin e tij tek Bell System Joel Engel, që po punonte për të njëjtën gjë, për t’i treguar se Motorola e kishte fituar garën e telefonit celular.

45 vite më parë, celulari i parë në botë dukej

Megjithatë edhe pas momentit historik të telefonates, Motorola DynaTAC nuk ishte i disponueshëm për publikun për më shumë se një dekadë. Në shtator të 1983-shit FÇ aprovoi pajisjen. Motorola Dyna TAC kishte madhësinë e një tullë, peshonte sa një ananas dhe nëse mendoni se iPhone X është i shtrenjtë, celulari i parë kushtonte gati 4,000 dollarë.

45 vite më parë, celulari i parë në botë dukej

Për të festuar përvjetorin e telefonatës së parë, Motorola ofron sot një ofertë të limituar deri në 150$ ulje për pajisje të ndryshme. Që mund ta shihni këtu.