TV Mania

Enca i nxjerr të gjitha: Kënga është histori personale dhe ç’histori pale

31 Mars 2018

Enca i nxjerr të gjitha: Kënga është histori personale dhe

Pas bujës që bëri kënga e fundit e Encës, “Dua”, këngëtarja u prononcua për herë të parë për kamerat. Në një intervistë për Prive, si fillim ajo tha se njeh dikë që gjendet në pozitën e secilit personazh në videon e “Dua”. Pra në pozitën e dashnores, burrit dhe gruas. Ok, uau. Thamë është histori personale, thjesht s’e dimë e kujt.

Pastaj, pak minuta më vonë, ra kjo bombë:

“Normalisht meqë këngën e kam shkruar vetë, kam pasur një pikënisje personale emocionale. Nuk ka qenë aq tragjike sa në video, sepse për të krijuar një minifilm na duheshin detaje më tragjike. Nuk kam kaluar deri aty. Ka disa të vërteta nga historia, si përshembull djegia e vilës [qesh]. Përveç kësaj, asgjë tjetër nuk është shumë personale nga videoja.”

Ëhë, vetëm djegia e vilës...

Për më tepër, teksa po shkruante tekstin Enca, një pjestëar i skuadrës me të cilën po punonte, po e gjuante. Enca qartëson që asgjë s’ndodhi, por s’thotë gjë për gjendjen civile të përsonit në fjalë. Pra, ky personi që e gjuajti është i martuar?

Enca i nxjerr të gjitha: Kënga është histori personale dhe

Sidoqoftë, kënga u bë dhjetëfish më interesante.