TV Mania

Flet aktori i Portokallisë: 'Pse imitojmë personazhet e Klanit'

25 Mars 2018

Flet aktori i Portokallisë: 'Pse imitojmë personazhet e

Pas Blendi Fevziut që u bë pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, këtë herë ka qenë kamera e Klanit që është futur brenda skenës së Portokallisë. Moderatorja e “Jo vetëm modë”, Nevina, i ka marrë një intervistë aktorit që siç duhet nuk po “i ndahet shpirti” nga personazhet e Klanit.

Flet aktori i Portokallisë: 'Pse imitojmë personazhet e

Rezart Veleshnja është padyshim aktori i momentit në “Portokalli”, ku me personazhet e tij nga politika tek showbiz-i i ka dhënë një tjetër frymë programit të humorit. Ai ka rënë në sy me imitimet e personazheve të njohur të Tv Klanit dhe jo vetëm, si Arian Çanin, Ardit Gjebrean, Rudina Magjistarin, Eni Shehun etj.

“Këto emra që thua ti nuk janë personazhet e mi. Ti thua se imitoj Arian Çanin, por personazhi im quhet Vani. Nuk e di, mbase i ngjan, por personazhi Vani nuk ka lidhje fare”, u shpreh Rezarti për pyetjen në lidhje me imitimin e moderatorëve në Klan.

Sigurisht që jo të gjithë i kanë pritur mirë imitimet e tij:

“Komente të drejtpërdrejta nuk kam pasur, por sigurisht që ka pasur mospëlqime. Njeriu tek vetja kërkon perfekten, mirëpo që të krijojmë humor ne duhet ta ekzagjërojmë. Pastaj ka patur edhe njerëz që e kanë marrë personale”

Ndër të tjera, aktori tregoi edhe për takimin me Ardit Gjebrean pas imitimit, i cili e kishte pritur mirë humorin e tij. Siç u shpreh edhe Veleshnja, njerëzit e rritur me skenën nuk i marrin personale këto gjëra.

Flet aktori i Portokallisë: 'Pse imitojmë personazhet e