Celebrity Style

Ikona jonë e re e modës është Naomi Campbell dhe jo krejt rastësisht

23 Mars 2018

Ikona jonë e re e modës është Naomi Campbell dhe jo krejt

Naomi Campbell është personaliteti i radhës që do të nderohet me çmimin e Ikonës së Modës nga CFDA (Këshilli për Stilistët e Modës në Amerikë). Duke pranuar çmimin, Naomi do të jetë në radhët e Rihanna, Beyonce, David Bowie, Pharrell Williams dhe Kate Moss.

“Është një nder për mua të njihem nga CFDA. Duke qenë nga Londra, stili im personal është ndikuar gjithmonë nga natyra dinamike e kulturës së rrugës dhe muzikës. U rrita në këtë industri dhe do t’u jem përjetësisht mirënjohëse stilistëve që më mbështetën dhe më lartësuan gjatë karrierës sime,” tha Campbell kur mori vesh për çmimin.

Ikona jonë e re e modës është Naomi Campbell dhe jo krejt

Në këtë pikë të karrierës së supermodeles, ta riquash ikonë, duket e tepërt. Karriera e saj u shtri në gjithë spektrin e modës: Kopertinë në Vogue, pasarelat më prestigjoze, video muzikore dhe një prezencë të fortë në televizion. Për më tepër që shërbeu si muzë gjatë gjithë jetës për stilistin legjendar Azzedine Alaïa dhe ishte modelja e parë me ngjyrë në kopertinat e Vogue France dhe Time Magazine.

Ikona jonë e re e modës është Naomi Campbell dhe jo krejt

Kreu i CFDA, Diane von Furstenburg e përmblodhi më mirë nga të gjithë ikonën që është Naomi Campbell: “Nga talent fëminor në perëndeshë e modës, Naomi përfaqëson bukurinë, aktivizmin dhe dëshirën për të jetuar.”

Ikona jonë e re e modës është Naomi Campbell dhe jo krejt