Ditën e sotme , këngëtarja e muzikës popullore Maya Aliçkaj ishte e ftuar në emisionin “Rreze dielli” në “Report TV”. Gjatë intervistës, ndër të tjera dha mendimin e saj rreth muzikës shqiptare dhe këngëtarëve të tanishëm.
Pasi vlerësoi këngëtarët e vërtetë shprehu habinë për të gjithë atë të tjerët, që duke mos pasur zë s’u mbetet gjë tjetër veçse të shesin veten.
“Duhet të ketë konkurrencë të drejtë, jo me kukulla. Takoj një këngëtare shumë e njohur, ishim në avion, shoh një palë kofshë kaq... celulit sa të duash, ne po i mbulojme. Them unë: pse s’i ka mbuluar të paktën! Marr vesh unë që ishte ky VIP i famshëm. S’e di si i mbulojnë që duken kaq interesante në foto.”
Sipas kësaj deklarate, kofshët me celulit nuk veshin të shkurtra. Kështu të gjithë fundet e minifundet e kësaj bote qekan bërë për një prerje të posaçme, ajo që s’ka grimcë celuliti gjëkundi. Të gjithave atyre, bashkëcelulitëse njësoj si ne u themi se kjo është arsyeja më e kotë në botë për të mos veshur atë që dëshironi. Si të gjalla që jemi, celuliti nuk është çudi. Nuk ka arsye pse ende sot, në mars të 2018- s të diskutohet celuliti si një problem kaq madhor. Flakini tej këto komplekse dhe ndjehuni mire!