Ne që kemi një apo më shumë motra e dimë fare mirë sa të bekuara jemi. Tashmë edhe shkenca është në anën tonë dhe kur e thotë vetë ajo, s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i bindemi e ta dëgjojmë. Tani do t’ju listojmë një për një disa arsye fare të thjeshta që e bëjnë jetesën përkrah një motre magjike. Pasi të lexoni gjithë çka thuhet do të kuptoni se sa super fuqi ka një grua, një motër. Rrofshin motrat!
Një motër është një shpatull ku mund të mbështetesh
Të duhet një këshillë lidhjeje? Telefono motrën. Ke problme në punë? Telefono motrën sërish. Përherë aty pranë teje, përherë për të të mbështetur. Një studim i 2010- s i publikuar në “Journal of Family Psychology” tregoi se të paturit një motër ju rrit vetëvlerësimin dhe shëndetin mendor. Kështu do të jeni të mbrojtura nga të ndjerit të vetmuara, të frikësuara apo të padëshiruara.
“Ajo çka kemi kuptuar është se motrat luajnë një rol të jashtëzakonshëm në përçimin e energjive pozitive, si dhe janë ato që më së shumti, pas largimit të prindërve nga jeta vazhdojnë insistojnë për mbajtjen e pjesës tjetër të familjes së bashkuar.”
Prania e motrës të bën më të dhembshur
I njëjti studim pa se falë motrave, njerëzit bëhen më të mëshirshëm, më të sjellshëm dhe më të përkushtuar dhe kjo për faktin se motrat promovojnë sjellje sociale pozitive, altruizëm dhe dashuri.
Motra nxjerr në pah anën tënde më të mirë
Studime të ndryshme kanë rezultuar se burrat që rriten me motra janë shumë më të mirë në komunikim me gratë, se sa ata që nuk kanë patur një të tillë. Po kështu debatet e shumta në vegjëli të mësojnë dhe të aftësojnë gjatë të folurës.. Kështu do të arrini të menaxhoni në jetë situata shumë të vështira, do mund të qëndroni gjakftohta, kjo pasi motra juaj e madhe “ju ka stërvitur” gjithë jetën. Por nëse motra është më e vogël, atëherë ngadalë- ngadalë do shihni se si do të bëheni më të duruara dhe të edukuara me të tjerët.
Një motër të mëson të jesh ambicioze dhe e pavarur
Një vëzhgim i 2009- s nga psikologë britanikë zbuloi se në përgjithësi, personat e rritur minimalisht me vetëm një motër janë shumë më të vendosur dhe të pavarur në jetë. Të rritur nga një frymë, ku duhet të tregojnë dhe të bëjnë më të mirën e tyre, zor se përshtaten me individë të tjerë, që kanë tendencën të urdhërojnë dhe të bëjnë ligjin.
Po ashtu, një motër të tregon si të vendosësh balancat në jetë
I njëjti vëzhgim shkëncor, që përfshiu 571 njerëz të moshave 17- 25 doli në përfundimin se motrat të ndihmojnë t’i zgjidhësh më lehtë gjërat, të dëgjojnë, të japin mendime, të përkrahin si dhe reduktojnë stresin e akumuluar. A nuk është kaq fantastike?
Burimi: Huffington