Top List

6 vende me muzikë live ku shqiptarët argëtohen më shumë në fundjavë!

12 Mars 2018

6 vende me muzikë live ku shqiptarët argëtohen më shumë

Pavarësisht ndryshimeve të fundit, kur vjen puna tek muzika live askush nuk i thotë jo. Ka vende ku luhet muzikë e tillë, madje dhe vlerësohet jashtëzakonisht. Hodhëm një sy rreth e rrotull, dhe ja vendet kryesore në Tiranë, të cilat janë kthyer tashmë në destinacionin e preferuar të grupmoshave të ndryshme.

AG The Musical Show ose ndryshe Club Venue është një ndër destinacionet më të preferuara për të dëgjuar muzikë të mirë në fundjavë. Me kryesoren Aurela Gaçen dhe emra të njohur të muzikës shqiptare, atmosfera është e garantuar. Valon Shehu dhe Gerta Mahmutaj janë dy emra që performojnë zakonisht, por në skenë ngjiten edhe artistë të rinj e të talentuar. Kryesisht repertori përmban këngë shqiptare, por nuk mungojnë as ato të huajat. Sikur të mos mjaftonin këto, hyrja është falas dhe çmimet e pijeve janë të përballueshme.

Status Live Show është një tjetër destinacion, i cili është ndërtuar në formën “Vëllezërit Korçarë and Friends”. Një numër i caktuar këngëtarësh janë të përhershëm, por njëkohësisht ka edhe të ftuar specialë. Statusi është zgjedhja e një numri të konsiderueshëm njerëzish dhe ajo çfarë bie në sy është fakti se nuk sheh vetëm të rinj, por mosha të ndryshme për shkak të alternimit të muzikës.

 

Shihemi neser, per nje super nate ??

A post shared by STATUS Live Show (@status.liveshow) on

Cavaliero, nën tingujt e muzikës së Sidrit Bejlerit, Eneda Tarifës, Fifit dhe këngëtarëve të tjerë, çdo të premte dhe të shtunë ndez atmosferën me muzikë live. Këngëtarët janë emra aktivë të muzikës shqiptare, çka e bën më interesante mbrëmjen. Dominon muzika shqiptare, por s’mungojnë as hite të huaja.

 

Cdo te premte dhe te shtune #livemusic #cavalieroclubtirana #freeentry

A post shared by Cavaliero Club Tirane (@cavaliero_club) on

Ndërsa të gjithë ata që s’u ndahet shpirti nga rock-u ose duan të ringjallin rock-erin brenda tyre, s’mund t’i rezistojnë Rock Stock.  Energjia, adrenalina dhe muzika Rock And Roll, Blues, Metal etj janë disa nga arsyet që i shtyjnë këta njerëz që argëtimin e fundjavës ta besojnë tek Rock Stock Tirana. Nga mendimet nëpër rrjete sociale, konsiderohet si vendi më i mirë për muzikën rock, e kënduar me mjeshtëri nga emra si Erjon Zaloshnja, Vitmar Basha, Anxhel Elmazi etj.

 

Vitmar Basha on stage

A post shared by RockStock (@rockstocktirana) on

Po është edhe një pjesë tjetër që s’e ndan dot mendjen se ç’muzikë do të dëgjojë. Magic Four është zgjedhja e kësaj kategorie. Aty ndërthuren tipare karakteristike të një club-i nate, me DJ dhe muzikë elektronike, por sigurisht nuk mungon as muzika tallava, muzika popullore dhe këngët më të njohura shqiptare të momentin ose ndër vite.

I ndarë në dy ambjente të veçanta, me një dekor tipik siç e ka emrin, edhe Garage Pub është një tjetër alternativë për të dëgjuar muzikë live. Nuk është ambjent i madh, por ka një skenë të vogël, të lezetshme dhe detaje karakteristike si dekorimet me makina. Ah edhe diçka, për ne, Garage bën hamburgerat më të mirë rreth e rrotull!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.