Sport

Futbollisti shqiptar ndahet nga bashkëshortja pas 12 vitesh: Lutem të na mirëkuptoni

24 Shkurt 2018

Futbollisti shqiptar ndahet nga bashkëshortja pas 12 vitesh: Lutem të

Pas 12 vitesh bashkë, Valon Behrami dhe e shoqja, Elena Bonzanni, vendosën të ndahen. Futbollisti nga Mitrovica që aktualisht luan për kombëtaren zviceriane njoftoi ndjekësit e tij në Twitter, për të shmangur spekulimet e mëtejshme apo lajmet e portaleve.

Futbollisti shqiptar ndahet nga bashkëshortja pas 12 vitesh: Lutem të

“Kërkoj respektin maksimal për të gjitha palët e përfshira, veçanërisht për vajzat tona, Sofia dhe Isabel: qetësia dhe e ardhmja e tyre janë prioritetet e mia për momentin,” ka shkruar Behrami me shpresën se do të gëzojë mirëkuptimin e të gjithëve në këtë fazë delikate të jetës së tij.

Valoni dhe Elena janë njohur në 2006, gjatë kohës që futbollisti luante për Lazio-n në Romë.