Për mendimin tonë

Pse bamirësia e postuar në Instagram nuk e bën Xhensilën njeri të keq

30 Janar 2018

Pse bamirësia e postuar në Instagram nuk e bën Xhensilën

Dje, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin të ftuarit e organizatës “Fundjavë Ndryshe”. Çifti vizitoi një familje në Kashar, kryefamiljari i të cilës është diagnostikuar me kaner e nuk siguron dot jetesën e fëmijëve. Xhensila dhe Besi sollën ndihma e dhurata për tre fëmijët e familjes, shkruan “Fundjavë Ndryshe” në disa postime në Instagram.

Më pas, disa foto i postoi edhe vetë Xhensila, mesa duket pas reagimit të ndjekësve të “Fundjavë Ndryshe”. “Ne si çift nuk kemi publikuar rastet tona, pasi bamirësia është për sytë e Zotit, por nëse nuk solidarizohesh dhe ti, nëse zemra jote nuk sheh pikëllim në sytë e familjeve të tilla, të paktën mos shkruani që e bëjnë për t’u dukur këta,” shkruan këngëtarja.

Nën postimin në llogarinë e saj pati të tjera kritika. Dikush tha “nëse bamirësia është për sytë e Zotit, atëherë kur bëjmë mirë le të na shohë vetëm Zoti. T’ia tregojmë atij e jo ndjekësve në Instagram.” Ndërsa një tjetër e quajti të shtirur, prej fotos ku po qan.

Pse bamirësia e postuar në Instagram nuk e bën Xhensilën

Pse bamirësia e postuar në Instagram nuk e bën Xhensilën

Po, një postim i tillë në Instagram të bën të dukesh mirë, ndoshta të shton ca fansa. Mund edhe të konsiderohet lëvzje marketingu, a reklamë e pastër e vetes. Madje duke u treguar tërësisht naivë, Xhensila mund të mos e ketë konsideruar fare një veprim për t’u dukur postimin, thjesht donte të ndante me ndjekësit diçka që ndodhi. Të gjithë këto janë skenarë që mund të kenë ndodhur.

Nga ana tjetër, punë e madhe. Në fund të fundit, familja mori disa ndihma, postuar në Instagram ose jo. Harrojmë që ky ishte gjithë qëllimi, të ndihmohej familja në nevojë. Të tjerë njerëz, si unë e ju, kthyen sytë nga vetja dhe menduan të bëjnë të njëjtën gjë. Arbër Hajdari ka të drejtë, bamirësia nuk të varfëron. Nëse e bëri Xhensila dhe Besi mund ta bëj dhe unë. Familja në fjalë mund të hasë mbështetje më të gjerë, vetëm prej atyre postimeve. Shërben si frymëzim, si të thuash, dhe nëse as “Fundjavë Ndryshe” as Xhensila nuk do të kishin publikuar diçka, të gjthë do të vazhdonim jetët tona të pandikuar.

Nuk është as fenomen i padëgjuar. Njerëz të njohur të artit në botë publikojnë dhe reklamojnë vazhdimisht organizatat bamirësie me të cilat janë të angazhuar. Beyonce mbështet publikisht 23 organizata bamirësie. Miley Cyrus plot 42. Ellen DeGeneres 50. Qëllimi është të nxisin të tjerët të bëjnë si ata. Edhe sfida e famshme e Ice Bucket Challenge ishte një bamirësi, përpos faktit se në Shqipëri i humbi qëllimi. Njerëzit publikonin një video duke hedhur mbi kokë ujë me akull dhe më pas supozohej të dhuronin diçka për studimin e sëmundjes së quajtur ALS. 

Postimi në Instagram i një vepre të mirë nuk e bën Xhensilën, apo këdo, njeri të keq. Por sidoqoftë, nëse mendoni se s’ishte gjëja e duhur për t’u bërë, ju vetë dhuroni diçka dhe mos bëni zë, mos i tregoni askujt. Ju ndiheni mirë dhe dikush ia del të jetojë një ditë më shumë. Në rregull?