Celebrity

Dikur e quajti mik: Ja pse Princ Harry nuk do e ftojë Obama-n në dasmë

22 Janar 2018

Dikur e quajti mik: Ja pse Princ Harry nuk do e ftojë Obama-n në

Princ Harry krijoi një marrëdhënie shumë miqësore me ish- presidentin Barack Obama, gjatë lojrave “Indivictus”, në Toronto vitin e shkuar.

Dikur e quajti mik: Ja pse Princ Harry nuk do e ftojë Obama-n në

Mirëpo, kur u pyet nga një program radiofonik i BBC-së, nëse ish- presidenti Obama do të ishte i ftuar në dasmë, Princi e anashkaloi pyetjen e gazetares.

“Nuk dua ta prish surprizën”, u shpreh ai.

Jemi mësuar që në dasma të tilla ftohen zyrtarë të lartë të shteteve përkatëse dhe miqtë e mirë. Por, pse ftesa po mungon? Mesa duket ka një arsye, dhe shumë të fortë madje. Ai dhe Meghan nuk kanë ndonjë simpati për presidentin e Amerikës, madje kjo e fundit ishte një kritike e hapur e republikanit në 2016-n.

Dikur e quajti mik: Ja pse Princ Harry nuk do e ftojë Obama-n në

Zyrtarë të pallatit theksojnë për Daily Mail, se nëse Obama do të ftohet në dasmë, do të duket si "grackë" për Z.Trump dhe sigurisht që Harry nuk do të donte të shkaktonte një problem të tillë. Të gjithë e cilësuan si "bombë" diplomatike dhe u siguruan që mos t'u shpërthejë në duar.

Dikur e quajti mik: Ja pse Princ Harry nuk do e ftojë Obama-n në

Me shpatulla pas murit, ai dhe Meghan do të detyrohen të mos ftojnë çiftin Obama, për të shmangur problemet me Trump-in. Dhe realisht, mirë bëjnë t’i shmangin!

Burimi: Daily Mail

MOS I HUMBISNI