
Një studim i Universitetit të Chicago-s doli në përfundimin se ekziston një lidhje midis vështrimit dhe qëllimeve romantike. Pjesëmarrësit meshkuj dhe femra, studentë në universitetin e Gjenevës, panë foto bardhë e zi të njerëzve të panjohur. Pas çdo fotoje, pjesëmarrësit u pyetën nëse fotoja provokonte dashuri romantike apo dëshira seksuale. Në pjesën e dytë të studimit, atyre iu kërkua të bëhej e njejta gjë, por këtë herë lëvizjet e shikimit të tyre "mateshin" nga një kompjuter.
Gjykimet ishin shumë të shpejta, shpesh në më pak se gjysëm sekondi. Më e rëndësishjma ishte lëvizja e syve. Kur pjesëmarrësit u pyetën nëse personazhi në foto iu dukej epshor, ata përqëndronin vështrimin tek trupi. Kur ishte puna tek dashuria, vështrimi binte tek fytyra.
"Vëmendja vizuale reflekton, pjesërisht, tiparet e stimulit më të rëndësishme, që lidhen me qëllimet e një personi" shpjegon studimi.
Kur të mos e dini se ku po shkon marrëdhënia juaj, lexojeni në sytë e partnerit.
Burimi: Marie Claire