Viti 2017 zhveshi gjithkënd, për të kthyer kështu në trend atë çka kohë më parë do të konsiderohej vulgare. Veshjet e zakonshme u zëvendësuan me një pale të brendshme, ku disa here reçipetat munguan dhe me një copë të thurur me gurë, që bëmë si bëmë e quajtëm fustan.
Nga ana tjetër nuk na mungoi imazhi i gruas së pushtetshme, e veshur serioze, brenda kodit të duhur ama plot sharm.
Ia nisim me nga më të veshurat, me vetë Zonjën e Parë të Shtëpisë së Bardhë. Ai që do të ishte thjesht një takim i radhës zyrtar me mbretin e Jordanisë do të mbahej mend gjatë falë fustanit jeshil të Melanie- s.
Fustani mbante firmën e stilistit Herve Pierre dhe Melanie e veshi me një palë stileto të zeza.
Ajo veshi po ashtu një fustan tjetër të ngjashëm, por këtë herë me një palë stileto Christian Louboutin, 1395$ ndërkohë që fustani kushtoi 450$.
Kur u pa se edhe Ivanka shkëlqeu me një tjetër fustan, dhe gjejeni pak çfarë, sërish të gjelbërt mediat e komentuan si një simbol të dollarit, një tentativë për të treguar forcën e tij.
Bëhet fjalë për këtë fustan Carolina Herrera, që kushtoi 2490 $.
Nëse po filloni të krijoni një ide serioze për veshjet e këtij viti, na lejoni t'ju shpalosim të gjithë lakuriqësitë e 2017-ës:
Ju po prisni Kim- in por para se të shkojmë tek ajo kemi një mal me VIP- e që këtë vit na treguan shumë nga vetja.
Kendall Jenner këtë vit në “Met Gala” veshi plot 85000 kristale dhe u deshën qindra orë për ta përfunduar. Kristalet ishin në 3 nuanca të ndryshme të së zezës.
Një fustan të këtillë vezullues veshi edhe Bella Hadid në Festivalin e Cannes.
Fustani gjithë diamante ishte i Ralph & Russo dhe u vesh nga modelja 20- vjeçare me një palë sandale të tipit gladiator.
Më e zhveshur se veshur, Bella u shfaq edhe në “Met Gala 2017” me një trupore Alexander Wang apo në janar të këtij viti me këtë fustan Dior:
Listës i bashkohet Jennifer Lopez në “Billboard Latin Music Awards” me dy fustane më shumë se transparentë.
Fillimisht një i zi më pas një tjetër i argjendtë, të dy nga Julien MacDonald.
Renditja e saj në më pak të veshurat nuk na habit aspak, po të kujtojmë kështu fustanin e saj në “American Music Awards 2015”.
Siç jua bëmë me dijeni, ky vit zhveshi një pjesë të mirë të Hollywood- it. Ndaj përgatituni për një bum fotosh “thuajse pa rroba veshur” në vijim.
Stela Maxwell në “Victoria’s Secret Fashion Shoë” në Shangai, mjaft elegante.
Për gjithkënd që u vel nga gjithë ky ekspozim mund t’i shplodhë sytë me disa zgjedhje plot klas dhe thjeshtësi që bëri Meghan këtë vit.
Nuk do të harrojmë xhinset 238 dollarëshe, çantën lëkurë 165 dollarë dhe këmishën e bardhë “The Husband” 185 dollarë.
Apo fustanin që veshi në drekën mbretërore dhe që u bë hit. Ndonëse u fotografua vetëm pjesa e bustit, njerëzit kontrolluan dhe e gjetën: marka Self- Portrait dhe kushton 375 dollarë.
Dhe së fundmi dalja e saj krah për krah Kate- it, për herë të parë me kapelen futuristë të stilistit irlandez, Philip Treacy.
Për sa i përket Kate- it, vëmendja e së cilës u mor pa diskutim nga Meghan i qëndroi kryesisht besnike një detaji: palltos.
Një pallto këtu
Një pallto atje
Shumë pallto
Ndryshe nga serioziteti i dukeshës në të veshur dhe mbulimi cep më cep, në skajin tjetër ekstrem qëndron Kim, femra që zhveshjen e kthehu në trend.
Ja ku e keni Kim- in me një fustan plastik dhe një pallto sipër sa për të thënë.
Një tjetër fustan që u mbajt mend gjatë ishte edhe ai i Rihanna- s. Të gjithë e dimë se nëse Rihanna vesh diçka, atëherë asaj diçkaje i vjen momenti ta veshin të gjithë.

Fustani është ky këtu, lule- lule në kuptimin e plotë të fjalës, të cilën e veshi në “Met Gala”. Fustani ishte nga firma japoneze, Comme Des Garcons.
Por nëse ende vazhdoni me tuajën, nuk e pranoni gjallë në botë që 2017- a ishte kulmi i zhveshjes dhe na kujtoni se s’është e thënë, mjafton të shikojmë veshjet e Briggite Macron- it

atëherë ç’koment keni për këtë çikë xhaketë të Nicky Minaj- t?
Këngëtarja u vesh kështu në javën e modës në Paris dhe le të themi që të shumtë qenë ata që i rrahën shpatullat. Zgjedhje e mirë Nicky, të gjithë sytë te ti.
Të presim tani 2018- n, ku vetëm trendi “kokë e këmbë lakuriq”, eh sikur mund të na habiste.