Showbiz dhe TV

Era Istrefi u kthehet lokaleve shqiptare: A qe e mirë ajo që e solli këtej?

19 Dhjetor 2017

Era Istrefi u kthehet lokaleve shqiptare: A qe e mirë ajo që e solli

Era Istrefi nuk është parë më të këndojë në lokalet shqiptare apo ato jashtë vendit, ku ka klientelë shqiptare. Që prej 2016-ës, ka performuar vetëm në spektakle të huaja, siç ishte “Schlag” në televizionin gjerman “Pro7” apo në evente shumë të rëndësishme, si festa e LGBTQ-së “Pride” në New York, ku ka qenë e ftuar dy vitet e fundit.

Era Istrefi u kthehet lokaleve shqiptare: A qe e mirë ajo që e solli

Sot njoftoi se në prag të Krishtlindjeve, do të këndojë live në një prej club-eve të preferuara të shqiptarëve në Zvicër. Ajo do të shoqërohet nga DJ sudanez DJ Kont si edhe Dark Child, që është DJ i përhershëm i club-it.

 

Cant wait to see you all on the 24th ?

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

Që kur u bë fenomen në fund të 2015-ës, Era Istrefi është menaxhuar me shumë kujdes nga Faton Shoshi, bashkëpunëtori i saj më i afërt dhe njeriu që e ka ndjekur në çdo hap të karrierës.

Era Istrefi u kthehet lokaleve shqiptare: A qe e mirë ajo që e solli

Muajin e kaluar, mediat publikuan lajmin se Faton Shoshi nuk do ta menaxhojë më Era Istrefin, diçka që u konfirmua nga kunati Robert Berisha. U përfol edhe se marrëdhëniet mes tyre nuk janë më të njëjtat, diçka që u mohua nga Shoshi i cili tha për “Panorama” se nuk kanë patur ndonjë konflikt. Por nuk e mohoi që Era nuk është më në menaxhimin e tij.

Por ç’po ndodh me karrierën e Era Istrefit?

Fakti që u kthehet eventeve shqiptare mund të jetë tregues se ka marrë një drejtim tjetër, dhe nuk do të përqëndrohet vetëm tek performancat jashtë vendit.

Era u bë e famshme me një produksion shqiptar siç ishte “Bonbon”, me tekst me fraza zhargon të shqipes veriore, duke u bërë e para këngë shqip që mori njohje deri në SHBA. Megjithatë, siç tregoi Shoshi më vonë, ata ishin kujdesur që “Bonbon” të kthehej në hit, duke gjetur beat-et e duhura që të realizonin një produksion sa më shumë pranë shijeve perëndimore (lexo këtu).

"Bonbon" po arrin 500 milionë shikimet në Youtube.

Por dy këngët e saj të reja, “Redrum” dhe “No I love yous” në bashkëpunim me reperin e famshëm French Montana, nuk arritën ta pasonin këtë sukses, diçka që pritej. Të dyja këto këngë janë produksione të realizuara jashtë vendit, me producentët e Ultra Music, e kompanisë diskografike mëmë Sony Music.