Gjatë kohës që në studion e “Ka një mesazh për ty”, ishte supergjyshi për të cilin folëm pak më parë, (lexo këtu) ai u shpreh se vajzat janë shumë të dhimbsura dhe shkëputja prej tyre është gjëja më e vështirë për një baba.
Sigurisht diçka të tillë s’mund të mos ia konfirmonte Ardit Gjebrea, i cili dje përloti gjithë publikun e “Këngës Magjike” me performancën që bëri me Anna-n vajzën e tij (kliko këtu)
Por gjithsesi, tani që Anna është e vogël dhe ka kohë për të tilla gjëra, shqetësimi i Gjebresë shkon diku tjetër.
“Ah sa ja qaj hallin atij krushkut tim që i ka dhënë vajzën djalit tim, por gjithsesi unë djalin e kam të mirë.”- u shpreh ai, duke zbuluar se Joni i paska bërë gjërat goxha serioze.
Prej kohësh i zhvendosur në Amerikë, Jon Gjebrea poston herë pas here foto me të dashurën (ose të fejuarën) e tij.