Celebrity

E dashura e Panucci-t ka një arsye madhore pse është e gëzuar për humbjen

11 Tetor 2017

E dashura e Panucci-t ka një arsye madhore pse është e

Samanta Togni-t i ka ardhur në majë të hundës duke parë ndeshje. Nëse nuk do të ishte për të dashurin e saj Christian Panucci, trajner i ekipit të Shqipërisë, s’do të kishte parë ndeshje.

I thonë 3 ndeshje në 2 ditë!

“Kam parë 3 ndeshje në 2 ditë”, thotë Samanta në Instagram, “A do të më jepni një çmim për këtë?”

 

Ho visto 3 partite in 2 giorni.. ho vinto qualche premio ?? ?#giornatealternative #albania #noi

A post shared by Samanta Togni (@samantatogni) on

Mund ta merrni me mend se  Samanta s’do ta kishte me ndonjë qejf të madh po të ishim kualifikuar, se kush rri e shikon ndeshjet. Pastaj, ne na ngrenë nervat shokët kur i kushtojnë më shumë rëndësi ndeshjeve sesa ne, imagjino të kesh një të dashur që është trajner dhe po konkurron në botëror.

Nejse, thënë të gjitha këto, më në fund ata u takuan dhe kjo është më e rëndësishmja. Samanta është balerinë e njohur në televizionin italian dhe për shkak të angazhimeve i duhet të qëndrojë në Itali, por e kishte marrë shumë malli për Christian-in.

E dashura e Panucci-t ka një arsye madhore pse është e

Aq shumë, sa përpara disa ditësh po shikonte me nostalgji fotot e vjetra me të dhe postoi këtë foto nga ditët që kaluan bashkë në Paris.

 

#ricordiestivi #moulinrouge #paris #noi

A post shared by Samanta Togni (@samantatogni) on