Ky mund të jetë muaji më i mirë i këtij viti për ju. Teksa nis shtatori, mendja ju shkon tek aktiviteti juaj i preferuar, të udhëtuarit. Eklipset e muajit të kaluar në 7 dhe 21 gusht zgjeruan horizontet tuaja intelektuale. Një nga mënyrat për të bërë pikërisht këtë është të lini mënjanë shkollimin e të udhëtoni larg dhe gjatë. Astrologët e lashtë thonin se të udhëtuarit është mënyra më e mirë për të zgjeruar horizontet. Fillimi i shtatorit do t’ju krijojë kushtet për t’u larguar, për të ndryshuar ambient, pasi gjysma e dytë e muajit do të jetë shumë e ngarkuar. Karriera juaj do të marrë një kthesë për mirë. Një përjashtim nga rregulli është fundjava e 15 – 17 shtatorit, kur një grumbullim planetesh do ta bëjë fundjavën perfekte për t’u larguar.
Ndërkohë, disa planete po i drejtohen shtëpisë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Planeti i parë që do të arrijë është Marsi, më 5 shtator. Marsi është ushtari trim, planeti gjeneral, i aftë të hapë dyer që për ju kanë qenë të mbyllura. Të paktën një person i rëndësishëm i shtresave të larta do të pranojë të takohet me ju dhe të dëgjojë propozimet tuaja. Është në dorën tuaj të lini takimet dhe nëse i lini vërtetë, koha nuk mund të ishte më perfekte. Mërkuri do të arrijë i dyti në shenjën e Virgjëreshës më 9 shtator dhe nëse po aplikoni për një pozicion të ri apo po prezantoni një produkt a shërbim, momenti është mëse i duhuri. Mërkuri është sunduesi i shtëpisë tuaj të dhjetë të famës, por kohët e fundit planeti i lajmeve, komunikimit, kontratave dhe marrëveshjeve, ka qenë në prapavijë që nga 12 gushti.
Kjo lëvizje ngadalësoi progresin tuaj profesional gjatë gushtit. Mërkuri do të dalë në vijë më 5 shtator dhe do të hyjë në shenjën e Virgjëreshës më 9, fiks në kohë për t’iu bashkuar planeteve të tjerë në sektorin tuaj të karrierës. Një hënë e re ka fuqinë të mbledhë gjithë fuqinë rrotull jush dhe ta fokusojë, në këtë rast, drejt
vlerësimit që keni pritur prej shumë kohësh. Do ta shihni veten duke marrë një çmim, publicitet pozitiv, një pozicion të ri ose një ngritje në detyrë që do e çojë karrierën tuaj në stratosferë. Hëna e re mbërrin më 19 shtator. Rruga është e lirë. Të gjitha përpjekjet që po bëni për të rritur fuqinë dhe influencën tuaj do të japin
efekt javët pas hënës së re. Fundi i muajit do të jetë shumë potent. Ky është muaji më jetësor për progres në karrierë. Filloni të veproni që në fillim të muajit për të treguar se jeni të interesuar për një pozicion të ri apo një ngritje në detyrë. Aplikoni në evente çmimesh dhe pranoni çdo ftesë për të qenë panelist. Nëse jeni të vetëpunësuar, nisni në fushatë publicitare ose marketingu. Është gjithashtu koha perfekte për të nxjerrë në treg një produkt të ri. Mund të bëni për vete një klient fitimprurës që i beson gjykimit tuaj.
Saturni do të jetë në kënd të thyer me hënën e re, që do të thotë se puna ose klienti i rëndësishëm do të kërkojë punë të detajuar, të fokusuar e të lodhshme. Nëse e pranoni punën, rezulatet janë një arritje në CV tuaj. Edhe shtëpia juaj do të marrë vëmendje, por shkarazi, gjatë kohës së hënës së plotë në 5/6 shtator. Duhet të përgatiteni për dëme nga uji. sigurohuni që dritaret nuk e fusin brenda shiun. Kontrolloni ujin e pijshëm dhe gjithë problemet e tjera të lidhura me ujin në shtëpinë tuaj. Plutoni do të jetë në kënd të drejtë me hënën e re dhe nëse keni për të shembur ndonjë mur, të ndryshoni pajisjet hidraulike, është koha e duhur. Në një tjetër manifestim të hënës së re, do do të keni një mister familjar, i cili do të zbulojë fakte ndriçuese dhe qetësuese.
Në termat e dashurisë, do të kaloni ditë të kur s’do e vrisni mendjen për gjë, të paktën gjatë fillimit të
muajit, deri më 19 shtator. Të udhëtuarit nxit të qenit afër dhe nëse jeni larg më 1-2 shtator, kjo do të
sigurojë ditë të mrekullueshme dhe argëtuese. Marsi dhe Uranusi do të jenë të sinkronizuar dhe s’do t’ia keni idenë kur do të paketoni apo kur do të ç’paketoni. Një tjetër ditë e artë do të jetë e shtuna e 15 shtatorit. Venusi në shenjën e Luanit do t’i japë sinjal Jupiterit në shenjën e Peshores në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqve dhe eventeve. Nëse jeni të ftuar në një festë, duhet të pranoni patjetër.
Ose organizojeni ju festën. Së funmdi, një tjetër lajm të mirë: Plutoni është planeti financiar që ka lëvizur ngadalë drejt shtëpisë tuaj të dytë të të ardhurave. Plutoni ka qenë në prapavijë që më 20 prill, por në 28 shtator do të vijë në qarkullim të drejtë. Pas kësaj dite, të ardhurat tuaja do të jenë të shkëlqyera. Jini optimist. Kini kujdes gjatë ditëve para ardhjes në vijë të drejtë të Plutonit. Kur planete të mëdha si Plutoni qarkullojnë në krahun e duhur, lënë pas shenja të vogla që ju drejtojnë kah fitores. Vëzhdoni emailet, telefonanat. Mund të vini re që ditë më të mira do të vijnë.
Jeni më në fund në shtator, një muaj që ju ka qejf. Shtatori sundohet nga Virgjëresha, një shenjë toke, si e juaja, dhe kur vjen shtatori, ju zakonisht filloni të shikoni sesi gjërat kthehen në favorin tuaj. Eklipset e muajit të shkuar, më 7 gusht dhe 21 gusht, e vunë theksin tek menaxhimi i të ardhurave. Me të hyrë në shtator, shumë gjëra do të finalizohen. Gjithçka do të shkojë mirë. Të reja nga sektori i parave mund të vijnë në 3 ose 4 shtator. Nëse s’keni dëgjuar gjë për këtë aspekt, mbajini antenat të ngritura aty nga 21 shtatori, plus-minus katër ditë. Po shikoni rritje në karrierë, gjatë 12 muajve të fundit.
Jupiteri bujar i dhuratave ka qenë duke shkëlqyer në shtëpinë tuaj të 10-të të ndereve, vlerësimit dhe arritjeve, që prej shtatorit të 2016-ës, duke e bërë këtë periudhën më të mirë të 10-vjeçarit për karrierën. Muajin e ardhshëm Jupiteri do të lërë shtëpinë tuaj të karrierës për të hyrë në një shenjë të re më 10 tetor. Nëse ndjeni se nuk keni arritur aty ku duhet, dhe duhet të takoni edhe dikë që ka mjaft ndikim, telefonojini tani, dërgojini atë email apo lëreni atë takim: bëjeni tani. Njerëzit e rëndësishëm do të jenë të hapur karshi kërkesave tuaja dhe nëse u pëlqen ideja juaj, do të bëjnë diçka për t’ju ndihmuar. Me Jupiterin akoma në shtëpinë e karrierës, keni mundësi që nuk ju vijnë më.
Ndërsa një situatë e tillë e Jupiterit nuk do të vijë më deri në gusht të 2028-ës, ju nuk do të mundesi që
tani të merrni një pozicion prestigjioz pune, por do të vendoseni në rrugën e duhur për të shkuar aty ku doni në të ardhmen. Dita e artë për progresin në karrierë është e premtja e 15 shtatorit, kur me shumë gjasa ose do të
shpërbleheni, ose do të vlerësoheni lart për punën e bërë. Kjo ditë lavdie i duhet ditur për faleminderit Afërditës, që sundon shtëpinë tuaj të 10-të të përparimit në karrierë, në ndërveprim të afërt me Jupiterin e financave. Të tjera ditë të shkëlqyera për karrierën do të jenë 9 shtatori dhe 17-18 shtatori. Mërkuri ishte në prapavijë gjatë muajit të shkuar, që prej 12 gushtit, por do të kthehet në drejtimin e vet më 5 shtator, duke ju hequr një peshë të madhe.
Thojini “lamtumirë” vonesave, anulimeve, ngatërresave, keqkuptimeve dhe hedhjeve të fajit. Do të mund të nënshkruani kontrata dhe të jepni lajme të mëdha, veçse duhet të kini durim deri më 5 shtator. Kështu, 12 dhe 15 shtatori do të jenë ditë të shkëlqyera për të nënshkruar kontrata, ndërsa 17 shtatori do të jetë një ditë shumë e mirë nëse duhet të blini pajisje elektronike. Udhëtimi është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i kësaj periudhe, siç do ta kuptoni që me hënën e plotë të 5 shtatorit. Do të doni të freskoheni buzë një liqeni, ose pranë një pylli, apo të jeni në bregdet. Do të jetë një udhëtim që përmbush dëshirën tuaj për të ndërruar ambient. Një grup prej 9 planetesh po mblidhet këtë muaj në shtëpinë tuaj të 9-të, që sundon udhëtimet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare si edhe çështje që kanë të bëjnë me imigrimin.
Kjo zonë gjithashtu sundon median, duke përfshirë botimin dhe transmetimin, si edhe të gjitha çështjet ligjore dhe marrëveshjet gjyqësore. Do të keni plot fat në këto aspekte. Për herë të parë pas dy vitesh, Marsi do të qëndrojnë në shtëpinë e tij, prej 5 shtatorit deri më 22 tetor, dhe do t’ju mbështesë shumë gjatë kësaj kohe.
Marsi, luftëtari i horoskopit, do të jetë ndër planetet e para që mbërrijnë në shtëpinë tuaj të 9-të, nga 5 shtatori, deri më 22 tetor. (Është diçka shumë e madhe, sepse s’e keni patur Marsin në këtë sektor që prej dy vitesh). Më pas, Mërkuri do të hyjë në shenjën e Virgjëreshës (9 shtator- 29 shtator) dhe më vonë, shfaqet Afërdita (19 shtator- 14 tetor).
Është inskenimi i përkryer për të bërë diçka që keni dashur gjithmonë ta bëni, me zemër, dhe ka të bëjë me ato që përmendëm; udhëtimin, marrëdhëniet me njerëz jashtë, median dhe gjykatat, si edhe çështje të imigrimit. Gjithë kjo energji planetesh në shtëpinë tuaj të 9-të është e shkëlqyer, por deri në ardhjen e hënës së plotë, që do ta vërë në veprim, s’ka për të ndodhur shumë. Hëna e re e përsosur do të arrijë në shenjën e Virgjëreshës më 19 shtator, dhe planetet do të jenë aty për ta mirëpritur. Kështu, do të shkyçen të gjitha dhuratat që ju presin. Çdo veprim që do të bëni në 10 ditët e para pas hënës së re, do të ndikojnë në atë çfarë do t’ju presë në 6 muajt në vazhdim apo më shumë, në përjetësi. Qartësisht, ky shtator do të jetë muaji i preferuar i vitit për ju.Do ta shikoni sa magjik do të jetë dhe sa të mbrojtur do të ndiheni në shumë fusha të jetës. U bë ca kohë që s’po shikoni gjë, por tani që yjet po ju shkelin syrin, përfitoni prej tyre, i dashur Bricjap.