Showbiz dhe TV

Sado të na dhembë, VIP-ave tanë i janë mërzitur vajzat shqiptare

23 Qershor 2017

Sado të na dhembë një fakt i tillë, si mund të shpjegohet ndryshe prania gjithnjë e më e madhe e vajzave të huaja në klipet e tyre? Nisi si kot e kot dhe tani e bëjnë të gjithë! Këngëtarët janë në garë kush zgjedh figuranten më të bukur, më seksi dhe nëse ka mijëra ndjekës në Instagram, aq më mirë. 

Deri tani Noizy ka luajtur më fort nga të gjithë, duke patur protagoniste në klipin e këngës “A të kujtohet”, modelen serbe Jenna Jenovich, që numëron 2,4 milion ndjekës në Instagram. Ardhja e saj në Shqipëri u përfol në të gjithë portalet, që fillimisht aluduan rreth një romance të re të reperit. Harruam sa seriozisht i merr ai sfidat.

Sado të na dhembë, VIP-ave tanë i janë mërzitur vajzat

Edhe në klipin e këngës “The Baddest” Noizy mori një figurante të huaj, mishërim i Pokahontasit, që jo vetëm dukej shumë seksi, por kishte një lirshmëri kaq të natyrshme, gjë që sigurisht u vlerësua edhe nga fansat e këngëtarit.

Sado të na dhembë, VIP-ave tanë i janë mërzitur vajzat

Jeamy Blessed i hapi vend vetes në Shqipëri, pasi duke publikuar vazhdimisht video kërcimesh të këngëve shqiptare, tërhoqi vëmendjen e artistëve tanë. Dhe reperi nga Kosova, Getinjo, ishte fatlumi që mundi ta kishte figurante në bashkëpunimin e tij me Baby G me këngën “Monster”. Jeamy bënte atë që di të bëjë më mirë, të kërcejë dhe padyshim i dha këngës tjetër energji, që 420 mijë ndjekësit e saj në Instagram ia njohin mirë.

Sado të na dhembë, VIP-ave tanë i janë mërzitur vajzat

Vajzat shqiptare bëhen kot pas Ledrit, zotëria bëhet kot pas të huajave. Si në rastin e klipit të këngës “U harrum”, ku protagoniste është një vajzë e huaj. Ajo duket kaq e thjeshtë dhe spontane në klip. Rastësi? Ledri ka thënë që i pëlqejnë vajzat e thjeshta dhe ne jemi KAQ xheloze.

Sado të na dhembë, VIP-ave tanë i janë mërzitur vajzat

Këta të tjerët mund t’i tolerojmë. Duan të marrin vajza të huaja, të bëjnë ç’të duan. Po Butrint Imeri? Ai vogëlush nuk mund të na zhgënjente. Dhe jo vetëm një herë, por dy herë, të njëjtën vajzë. Në klipet e këngëve “Papa” dhe “Eja Eja” vetë Butrinti ka zgjedhur të ketë të njëjtën modele. Klipet nuk janë realizuar në Shqipëri, por në Zvicër dhe kjo na bën të mendojmë që modelja nuk është shqiptare. Dhe ne na u thye zemra, përgjithmonë.

Sado të na dhembë, VIP-ave tanë i janë mërzitur vajzatSado të na dhembë, VIP-ave tanë i janë mërzitur vajzat