Ju prezantojmë zyrtarisht me momentin më emocionues të ditës! Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Granit Xhaka, i ka treguar të gjithë ndjekësve të tij në Instagram çfarë zotërie është, aq më tepër kur bëhet fjalë për vajzën e zemrës.
E fejuara e tij prej dy vitesh, Leonita Lekaj, ka marrë propozimin klasik për martesë, gjatë një darke romantike, Graniti ulet në gjunjë dhe i shtron pyetjen 1 milion dollarëshe. Dhe ajo tha ‘Po’.
“Një top i artë është një mrekulli, një grua e artë është parajsë,” shkruan futbollisti. A ka gjë më romantike se kjo? Zoti dhe Zonja Xhaka, keni zemrën dhe bekimin tonë!