Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

1 Qershor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

Do të jeni shumë të përqëndruar në një marrëdhënie të rëndësishme për ju, dhe tani do të mund të bisedoni për të bërë një hap më serioz, qoftë më biznes ashtu edhe në dashuri. Hëna e re e bukur e 25 majit e bën këtë kohën e përshtatshme për të parë nëse edhe partneri ndan të njëjtat aspirata e dëshira.

Fundjava e 3-4 qershorit do të jetë një copëz parajse sepse planeti juaj sundues, Jupiteri, do të jetë në vijë të përsosur me Diellin, një shenjë që duhet të argëtoheni më shumë dhe mundësisht, ta llastoni veten me lukse. Në katër ditët e para të qershorit, Afërdita do të jetë në shenjën e Dashit, një ngjarje e shkëlqyer për ju sepse Afërdita do të udhëtojë drejt sektorit tuaj të dashurisë së vërtetë ku do t’i bashkohet Uranit të befasive. Single apo në lidhje, do të jetë një periudhë shumë e gjallë.

Duhet të kaloni një pengesë që vjen gjatë hënës së plotë të  9 qershorit, kur mund të keni një krizë në një marrëdhënie të ngushtë. Hëna e plotë do të vijë e shoqëruar nga Saturni sprovues, kështu që mendoni mirë çfarë dëshironi dhe çfarë dëshiron partneri. Mund të stepeni sepse marrëdhënia po kalon në një stad tjetër, por edhe mund të jetë një shqetësim real që vjen nga konsumimi i kësaj marrëdhënieje që është drejt fundit.

Kjo fazë do të shtrihet deri në ditën e vështirë të 15 qershorit, që do të ndihet që në 14 qershor, kur Saturni dhe Dielli do të vihen kokë më kokë ballë njëri-tjetrit. Çdo shenjë do të ndikohet negativisht nga ky ndërveprim i zjarrit me akullin, ndaj nëse partneri ju kritikon në këtë ditë, sepse mund të ndodhë me shumë gjasë, mundohu t’i qartësosh gjërat në mendjen tënde sa të jetë e mundur. Mos e lejo veten të ndikohet nga fjalët e thëna.

Ruaj shëndetin dhe mundohu të flesh, sepse të duhet të përballosh situata të çuditshme në datat 9-15 qershor. Nëse jeni Shigjetar i ditëlindjeve 10-17 dhjetor, ka akoma më shumë gjasa që të ndjeni stres në këtë periudhë. Por kurdo ta keni ditëlindjen, kjo periudhë s’është aspak e mirë për të nënshkruar një kontratë sepse mosmarrëveshjet mes planeteve do të ndikojnë në marrëveshjet tuaja.

Marsi në shenjën e Gaforres nga 4 qershori deri në 20 korrik do t’ju nxisë të bisedoni për çështje buxheti të përbashkët me një person apo një organizatë. Përshembull, nëse po ndani një pronë pas divorcit apo pas mbylljes së një biznesi, me gjithë këto planete në shenjën e Gaforres, me shumë gjasa do të përqëndroheni tek shtëpia, toka, dhe prona të tjera të përbashkëta. Në mos kjo, mund të bisedoni për një hipotekë apo kredi për të rinovuar shtëpinë. Trashëgimi, taksa, bursa, e të tjera si këto do të jenë qendra e fokusit. Por Marsi në fushën e financave tuaja që është gati për luftë me Plutonin në sektorin tjetër të financave, duhet të mbani këmbët fort në tokë dhe të bëheni ai negociatori i paparë që e dini se jeni.

Këto bisedime do të shikojnë përmirësime pas hënës së re të 23 qershorit. Sidoqoftë Plutoni ushtron presion. Më 2 korrik, Marsi dhe Plutoni do të arrijnë kundërvënien e plotë. Nëse prisni përgjigje, na vjen keq por, nuk do të vijnë akoma. Pala tjetër në këtë marrëveshje mund të ketë rezerva të forta dhe do t’ju duhet t’u ktheheni klauzolave shumë herë. Megjithatë, jeni thjesht të dy shumë të përkushtuar për ta bërë këtë punë siç duhet.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

Qershori do t’ju japë më në fund suksesin dhe shpërblimin pas gjithë përpjekieve në profesion. Si Bricjap, njiheni për ambiciozë dhe kur vjen fjala tek karriera, kërkoni me ngulm progresin. Por ky vit dhe ky muaj veçanërisht do t’ua kënaqin egon.

Qershori nis me shumë punë. Hëna e re e 25 majit ndikon akoma duke ju dhënë detyra të rëndësishme për karrierën dhe nëse ju duhet të rekrutoni që t’i mbaroni punët në kohë, bëjeni. Kaluat një mars dhe një prill me Afërditën në prapavijë, që e ngadalësoi karrierën, dhe po kështu Mërkuri në prapavijë ngadalësoi projektet tuaja. Tani s’keni më pengesa.

Koha më e mirë për intervista pune, prezantime projektesh etj., do të jetë e premtja e 2 qershorit. Jupiteri do të zhvendoset në pozicion ideal karshi Diellit, dhe kjo do të jetë dita më e mirë e muajit. Jupiteri ka qenë në gjumë letargjik që prej 6 shkurtit, por këtë muaj do të kthehet në pozicion normal më 9 qershor. Sapo të rimarrë fuqitë, Jupiteri do t’ju sjellë progres të menjëhershëm në punë.

Hëna e plotë e 9 qershorit s’do të jetë aspak e këndshme për askënd, sepse do t’i avitet Saturni, i cili pak ditë më vonë, më 15 qershor, do të vihet në pozicion të kundërt me Diellin në 180 gradë. Kjo e bën gjithçka më të lodhshme, ndaj kini kujdes me shëndetin dhe mos e teproni, veçanërisht me punën. Duhet të hani dhe të flini sa duhet.

Mund të përjetoni edhe një moment jo të mirë financiar në 14-15 qershor, që do të jetë një ditë shumë e vështirë për çdo shenjë. Mungesa e parave mund t’ju krijojë stres dhe problemi mund t’ju vijë edhe nga partneri në biznes apo në jetën personale. Por nga ana tjetër, ai mund të jetë edhe zgjidhja: s’ka të mesme!

Njëherësh, Urani do t’ju ndihmojë që të mund të gjeni zgjidhje të shpejta për çdo situatë. Ky planet surprizash do të jetë shtesa më e shkëlqyer për hënën e re të 23 qershorit.

Sapo të vijë hëna e re, do të përqëndroheni më shumë tek partneri. Me ndihmën e Diellit, Mërkurit dhe Neptunit në shtëpinë e shtatë të marrëdhënieve serioze mund ose të fejoheni, ose të arrini një marrëveshje me partnerin në biznes. Nëse jeni të martuar apo bashkëjetoni, mund të vendosni të bëni një udhëtim.

Sa më shumë t’i afroheni fundit të muajit, aq më shumë do e ndjeni kundërvënien e afërt të Marsit në shenjën e Gaforres me Plutonin në shenjën tuaj. Mos mbireagoni! Mundohuni të veproni me qetësi. Këtë muaj keni lidhje-shkëputje me një partner që për ju është i rëndësishëm. Do të jetë muaji më i vështirë, por pas javës së tretë të korrikut bota do t’ju duket një vend më i mirë. Ndërkohë, mos i mbani të fshehta ndjenjat që të arrini në një marrëveshje.

Edhe pse Bricjapët në një marrëdhënie do të jenë më të përkëdhelur, edhe Bricjapët single do të marrin vibrime nga Afërdita në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë, duke ju dhënë motivim dhe guxim për të njohur njerëz të rinj. Afërdita në shenjën e Demit prej 6 qershorit deri më 4 korrik, do t’ju sjellë një moment shumë të mirë shoqëror, kur do të dilni e do të njihni njerëz të rinj interesantë. Gjithashtu, mund edhe të ndërmerrni një ndryshim në pamjen e jashtme, pa shpenzuar shumë.

Ti Bricjap, je një spartan i vërtetë, nuk para e merr veten me të mira, por këtë muaj i meriton! Dashuria është në ajër kështu që, ji optimist dhe i bukur!