Ermela Mezuraj është e vetmja konkurrente femër që ka mbijetuar deri në fund të Big Brother, duke rrëmbyer dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, por në ka diçka që vajza nga Vlora e di mirë, është se fitoi falë aftësive të saj dhe jo vëllait të madh.
Ndaj dhe nuk i ka kursyer të sharat ndaj produksionit mbrëmjen e së shtunës. “Në djall Big Brother,” ka shkruar Mezuraj në Facebook, shoqëruar me një fytyrë të inatosur.
Nuk e dimë çfarë e ka shtyrë të bëjë një deklaratë të tillë, megjithatë Ermela nuk është konkurrentja e parë që shpreh pakënaqësi, ose pendohet për pjesëmarrjen në një reality show të tillë.