I ftuar në emisionin "Rudina" në televizionin "Klan", Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit, foli ndër të tjera për anëtaren më të re të familjes së tij, Tunën. E martuar rishtazi me vëllanë e Robertit, Patrikun, Tuna është në pritje të fëmijës së tyre të parë, siç e quajti Roberti: "Berisha i vogël."
Ai rrëfeu se do të duhet edhe një muaj për ardhjen në jetë të nipit të tij të parë, që do të jetë djali i parë në familje, duke qenë se krahas vajzës së tij dhe të Norës, edhe vëllai tjetër i Robertit ka dy vajza.
Sakaq, i pyetur për marrëdhënien e dy kunatave të reja të showbiz-it dhe për ndonjë konkurrencë të mundshme mes tyre gjatë mbeldhjeve familjare, Roberti u shpreh se gjëra të tilla mund të ndodhnin në të shkuarën, por jo në ditët tona. "Zakonisht mblidhemi në shtëpi për takime familjare. Shihemi vetëm kur kemi kohë sepse jemi të gjithë të zënë, por me ardhjen në jetë të fëmijës së vëllait do të afrohemi dhe më shumë."-u shpreh Berisha.
Muzikanti dhe bashkëshorti i këngëtares gjithashtu rrëfeu edhe se ai dhe Nora kanë në plan të bëjnë një fëmijë tjetër. "E kemi në plan edhe një fëmmijë tjetër por jo tani shpejt. Mendoj që duhen edhe tre vite, që Rene të jetë 5-vjeçe."- tha ai, duke shtuar gjithashtu se ata kanë menduar gjithashtu që të zhvendosen në Tiranë.