Celebrity

Pas 5 vitesh, Tom Cruize gjen dashurinë që mund t’i ndryshojë jetën

23 Mars 2017

Pas 5 vitesh, Tom Cruize gjen dashurinë që mund t’i
Photo Courtesy of US Weekly

Që kur u nda nga Katie Holmes në 2012-ën, Tom Cruize nuk ka pasur asnjë lidhje të rëndësishme.

Pas 5 vitesh, Tom Cruize gjen dashurinë që mund t’i
Vanessa Kirby është bashkëprotagoniste e MI 6
Photo Courtesy of The Sun

Por tani, aktori 54-vjeçar ka rënë në dashuri me bashkëprotagonisten e filmit “Mission: Impossible 6”, 28-vjeçaren Vanessa Kirby. Ai vendosi ta merrte në audicion pasi pa rolin e saj në serialin “The Crown”, sipas revistës “InTouch Weekly”.

Pas 5 vitesh, Tom Cruize gjen dashurinë që mund t’i
Vanessa Kirby në "The Crown"
Photo Courtesy of Glamour

Burime pranë Tom-it thonë se aktori, i cili në shkurt humbi nënën Mary Lee Pfeiffer, po kërkon dikë me të cilën të krijojë familje.

“Ai u tha producentëve të tjerë të “Mission Impossible” se duhet ta kishte patjetër Vanessa-n në një rol të rëndësishëm për serinë e gjashtë të filmit.”, shprehen burimet.

Sapo u takuan në sheshxhirim, tregojnë se u dallua menjëherë kimia mes tyre. Kështu, Vanessa u përzgjodh për rolin. Tani ai po mendon për një të ardhme bashkë me aktoren. “Ai do ta kthejë atë në zonjën e ardhshme Cruise.”

Pas 5 vitesh, Tom Cruize gjen dashurinë që mund t’i
Photo Courtesy of NY Daily News

Tom nuk pati role në krah të bashkëshortes së parë Mimi Rogers apo gruas së tretë, Katie Holmes. Por me bashkëshorten e dytë, Nicole Kidman, luajti në filmat “Days of Thunder” (1990), “Far and Away” (1992) dhe “Eyes Wide Shut” (1999), ku binte në sy kimia e rrallë mes të dyve.

Ata u martuan në '90-ën dhe u ndanë pas 11 vitesh.

“Mission: Impossible 6” do të dalë në kinematë botërore më 27 korrik të 2018-ës.

Burimi: “DailyMail”