Shqipëria

Deklarata e pazakontë e Arjan Çanit: Do të iki nga ky vend!

15 Mars 2017

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, gazetari Arian Çani ndër të tjerash deklaroi hapur mendimin e tij rreth situatës aktuale të vendit. Ai pohoi se në Shqipëri gjërat po shkojnë gjithnjë e më keq, prandaj është i vendosur se shumë shpejt do të largohet nga vendi. Madje ai këmbënguli se e gjitha kjo është shumë serioze dhe i ftoi gjithë qytetarët ta marrin seriozisht këtë thirrje.

Deklarata e pazakontë e Arjan Çanit: Do të iki nga ky vend!

“Së shpejti do largohem nga ky vend, kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët. Ka ardhur momenti që njerëzit ta mendojnë seriozisht këtë”,- deklaron ai.

Kur moderatorja e emisionit, Eni Vasili e pyet se ku mendonte të largohej Çani tha se do të duheshin disa emisione të tjera për ta saktësuar këtë, duke mos dhënë kështu një përgjigje të qartë.

“Mos ma merr si me shaka, Arjan Çani nuk ka asnjë përgjegjësi publike ...Kjo është ndjesia ime nga çfarë shoh përreth”,- vazhdoi ai drejtuar më pas Henri Çilit.

Burimi: ‘Ballkan Web’