Dieta

5 hapat e domosdoshëm për të pasur një bark të sheshtë

10 Mars 2017

5 hapat e domosdoshëm për të pasur një bark të

Për të pasur një bark të sheshtë, ka dy mënyra: Ose do t’i përkushtoheni palestrës duke shënjestruar dhjamin në pjesën e barkut, ose do të fokusoheni në pakësimin e fryrjes, që mund të jetë pikërisht arsyeja përse dukeni sikur jeni pakëz shtatzënë.

Duke qenë se në rastin e fryrjes nuk bëhet fjalë për dhjamë të shtuar, ka disa mënyra mjaft efikase që përmirësojnë sistemin e tretjes dhe do të sheshojnë sërish barkun tuaj.

1.Hani ngadalë
Duke ngrënë ngadalë, nuk do të fusni aq shumë ajër në stomak dhe përtypja e mirë e ushqimeve do të bëjë që stomaku juaj të mos mbushet më shpejt se ç’duhet.

2.Kontrolloni porcionet
Përpiquni të hani porcione në madhësinë e grushtit të dorës suaj, në mënyrë që të mos tejkaloni masat.

3.Pini çaj menteje
Konsumimi i çajit të mentes relakson muskujt dhe përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.

4.Konsumoni më shumë kos
Ushqimet e fermentuara janë ideale për të përmirësuar problemet e tretjes, duke rezultuar kështu edhe në një bark më të sheshtë.

5.Eleminoni stresin
Sipas disa studimeve të reja, kur jeni të stresuar, trupi juaj nuk i tret siç duhet ushqimet.

Burimi: Byrdie