Një prej gjërave më të mërzitshme të garderobës dimërore, është fakti që për thuajse 7 muaj, të duhet të heqësh dorë nga fustanet verore. Por, fashionistat e njohura nëpër botë e kanë injoruar tërësisht një gjë të tillë, duke veshur fustanet që ju me siguri i kishit ruajtur për mbrëmjet në plazh, në mes të dimrit.
Përpara se të thoni se i ka lënë mendja të gjitha, hidhini një sy fotve dhe mohojeni nëse doni që duken super cool. Yje si Pryanka Chopra apo Eleonora Carisi janë fotografuar të veshura me fustane të hollë verorë dhe mbi ta, një pallto të ngrohtë dimërore dhe rezultati është një miksim chic dhe modern që nuk kalon kurrësesi pa u vënë re.
Harrojini rregullat e vjetra të modës dhe vishni ngjyrat pastel me çfarë t’ju vijë ndërmend. Nëse është ende shumë ftohtë visheni fustanin mbi një golf dhe do të dukeni edhe më cool nëse e kombinoni të gjithë këtë me çizme.
Burimi: Glamour