Kinema & TV

Gazmend Paja thyen rregullin #1 të Top Channel?

11 Shkurt 2017

Gazmend Paja thyen rregullin #1 të Top Channel?
Thuhet se ekziston një rregullore në Top Channel, sipas të cilës punonjësit e këtij televizioni janë të ndaluar të dalin në televizione të tjera. Këtë e ka theksuar sërish Arian Çani në puntatën e fundit të "Zonë e Lirë", kur në studio shkoi Gazmend Paja, aktor i "Portokalli".

“Gazi Paja faleminderit që erdhe, por më çudit si erdhe ti në emisionin tim. Unë kam ftuar shumë prej aktorëve të tjerë të Portokallisë, por ata nuk kanë ardhur, duke më thënë se nuk i lejojnë drejtuesit e Top-it, pasi sipas tyre kanë nënshkruar një kontratë, ku nuk u lejohet të shkojnë në televizione të tjera”, -u shpreh Çani.

Paja i është përgjigjur me habi komentit të tij, duke mohuar vërtetësinë e atyre fjalëve. “Nuk di çfarë të të them. Unë nuk kam pasur probleme të tilla, askush nuk më ka dhënë një gjë të tillë. Nuk mund të flas për të tjerët, por mua askush nuk më ka ndaluar!”, -nënvizoi aktori i njohur në fund të kësaj bisede.

Burimi: Syri.net