Kinema & TV

Rrëfimi live tek 'E diela shqiptare': 'Jeta ime pasi më përdhunoi xhaxhai në sy të nuses'

22 Janar 2017

Rrëfimi live tek 'E diela shqiptare': 'Jeta ime pasi më

Një rubrikë e re e shtuar ditën e sotme në “E diela shqiptare” trajtonte raste të ndryshme të trafikimit njerëzor. Moderatori Ardit Gjebrea realizoi dy intervista, të cilat sipas premtimit të tij, nuk do transmetohen, do fshihen nga serverat dhe nuk do publikohen në You Tube.   E ftuara e parë tregoi historinë e saj tronditëse që nis me divorcin e prindërve dhe sjelljen e dhunshme të njerkës. Për shkak të kësaj të fundit, ajo u dërgua të jetonte me xhaxhain dhe nusen. Një ditë ky i fundit vjen i dehur në shtëpi dhe e përdhunon të renë në prani të nuses, por fatkeqësia nuk mbaron këtu. Teksa ishte duke shkuar në dyqan, ajo u rrëmbye nga dy të panjohur të cilët e mbajtën me forcë në një shtëpi sëbashku me disa vajza të tjera.

“Kur shkova në kufi pata frikë të kërkoja ndihmë nga punonjësi i policisë. Arrita të shpëtoja pasi kur isha në hotel edhe një vajzë që ishte me mua dëshironte të arratisej. Ajo më thoshte që do hidhem nga hoteli vetëm për të shpëtuar. Një ditë mori çqrçafin dhe u hodh nga kati i tretë, arriti t’u shpëtonte truprojave. Më pas shkoi në polici dhe bëri denoncimin, por në momentin kur autoritetet erdhën për të më marrë më kapën prej flokësh dhe më vendosën thikën në fyt. Tre nga policët e shtynë dhe më shpëtuan”, ka treguar ajo duke thënë se sa herë i vjen në mendje kujtimi i asaj që ndodhi me xhaxhain trembet.

Pasi arriti të shpëtonte nga duart e tutorit, e trafikuara tregoi që tashmë gjërat ishin përmirësuar falë një organizate.

“Pasi shpëtova, shkova në një organizatë ku jam ndjerë shumë mirë. Kam ende frikë, por ndihem më mirë. Ëndrra ime është të vazhdoj shkollën. Dua t’u them të gjitha vajzave most ë bien pre e provokimeve dhe t’i arrijnë vetë gjërat në jetë. Vajzat e reja duhet të kenë kujdes nga njerëzit që njohin në Facebook apo edhe të panjohurit që takojnë rastësisht”, përfundon rrëfimin ajo.