Celebrity

Ky aktor turk është aq seksi, sa ia mësuam edhe emrin e vështirë që ka

20 Janar 2017

Ky aktor turk është aq seksi, sa ia mësuam edhe emrin e

Mund të mos shikoni serialet dhe filmat turq, por s’kemi ç’themi: këta aktorët na e heqin trurin. Megjithatë s’paskemi parë gjë, derisa njohëm këtë djalë aq të pashëm, të talentuar dhe tip, sa ia falim emrin e vështirë që ka.

Ça?atay Ulusoy është modeli dhe aktori turk, që po çmend të gjitha vajzat. Ndryshe nga shumë aktorë të tjerë që janë bërë të famshëm përmes serialeve, Ça?atay i bëri të gjithë të dashurohen përmes filmave, veçanërisht “Delibal” (2015).

Ky aktor turk është aq seksi, sa ia mësuam edhe emrin e

Aty luan rolin e djalit që ëndërron çdo vajzë: arkitekt, me një super zë dhe i bie kitarës; romantik deri në çmendje dhe me një trup të hatashëm. Të mos flasim pastaj për stilin e veshjes.

Ky aktor turk është aq seksi, sa ia mësuam edhe emrin e

Si shumë prej aktorëve të tjerë të famshëm dhe seksi, Ça?atay Ulusoy ra fillimisht në sy kur fitoi çmimin “Modeli më i Mirë i Turqisë” në 2010-ën. Pas kësaj i erdhën shumë ftesa në seriale dhe filma, e megjithatë e vijoi karrierën e modelingut, jo pa sukses.

Në 2015-ën, ai u bë imazh i markës “Colin’s”, bashkë me modelen e njohur të Victoria’s Secret, Taylor Hill.

Ky aktor turk është aq seksi, sa ia mësuam edhe emrin e

Shikojeni pak sa artist që është:

Ky aktor turk është aq seksi, sa ia mësuam edhe emrin e