Luani
Ju keni pritur për diçka që t’ju zgjojë, t’ju shkundë, t’ju hedhë në një drejtim krejtësisht të ri dhe jeni me fat. Ka dy eklipse në jetën tuaj këtë vit. Eklipsi i parë është në Shkurt dhe është një eklips i hënës së plotë. Ky eklips do të ketë ndikim në marrëdhëniet tuaja, sidomos ato romantike. Eklipsi i dytë i Hënës së Re do të jetë në 21 Gusht dhe ju do të bëni diçka krejtësisht ndryshe nga çfarë keni bërë deri më tani. Ky eklips mund t’ju ndryshojë jetën. Luani është një shenjë që nderyshon me vështirësi dhe shumë kokëfortë. Hapuni, pranoni mësime dhe mos kini frikë nga ajo çfarë të tjerët ju këshillojnë. Progresi do kohën e tij.
Deri në 10 Tetor të 2017-ës, ju do të keni mundësi suksesi në fusha që kanë lidhje me shitjet, komunikimin, gazetari dhe media. Është koha për të gjetur zërin tuaj, për të rrëfyer historinë tuaj. Prisni takime me njerëz të mençur dhe shumë interesantë. Ini kujdes me udhëtimet nga 19 Prilli deri në 3 Maj kur Merkuri të jetë “retrograde”. Nuk është një periudhë e mirë për dashuri dhe financa. Meqë ra fjala për dashurinë, ky është një vit shumë I mbarë. Nëse jeni beqarë, mund të njiheni me dikë në lagjen tuaj, në kafe, në palestër apo gjatë një udhëtimi të shkurtër. Datat më të mira për të njohur dikë do të jenë 11 Shkurt, 21 Shkurt, 3 Qershor dhe 15 Shtator. Dëgjoni instiktin tuaj.
Muaji më i favorshëm për ju do të jetë Gushti, ku do të përballeni ime mundësi brilante dhe me projekte fantastike creative. Karriera, romanca, udhëtimet, të gjitha do t’ju vijnë gjatë këtij muaji. Në 9 Maj, dielli dhe Plutoni mund të bashkëpunojnë për t’ju ndihmuar të keni një rritje në detyrë apo një vlerësim.
26 Tetori është një nga ditët më të mira të këtij viti për ju që të martoheni apo të prisni një anëtar të ri në familjen tuaj. I dashur Luan, ky vit ka plot risi, por kërkon që ju të ndërmerrni hapa të guximshme dhe të keni një zemër të madhe. Asnjë nga këto nuk ju mungon. Duke punuar në mënyrë konsistente, ju do të keni rezultate fantastike në drejtimin e ëndrrave tuaja.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.