Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Peshorja

3 Janar 2017

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Peshorja

Peshorja

Jeta e Peshores do të përmirësohet në 2017-ën. Kur Jupiteri të hyjë në shenjën e Peshores, do të nisë edhe Viti i Smeraldë  I fatit të mbarë.

Si Peshore që jeni, planeti juaj udhëheqës është Afërdita dhe kjo është arsyeja përse vlerësoni shumë sharmin në shoqëri, bukurinë, pastërtinë dhe shijen e mirë në të gjitha aspektet e jetës. Lidhja e Peshores me artet kulturore është legjendare. Idealja për këtë shenjë është një jetë e qetë dhe elegante, ku zëri nuk ngrihet kurrë, miqtë dëgjojnë dhe partneri është besnik dhe inkurajues.

Megjithatë gjatë këtyre viteve të fundit, ju keni parë një aspekt të jetës që nuk është fare e butë dhe elegante. Keni qënë nën peshën e aspekteve planetare të cilat kanë testuar forcën tuaj.

Por në 3-mujorin e fundit të vitit 2016, ju keni parë se retë e zeza kanë nisur të largohen pak e nga pak. 2017-a do t’ju tregojë aspekte pozitive fantastike planetare të cilat nuk i keni parë në dekadën e fundit dhe do t’u japë rrugëzgjidhje shumë vështirësive me të cilat jeni përballur në të kaluarën. Shkurtimisht, po hyni në një nga periudhat më të mira të jetës suaj. Kjo do të ndodhë kur Jupieteri, planeti i fatit të mbarë të hyjë në shenjën tuaj dhe të qëndrojë atje deri në 10 tetor 2017.

Nëse ditëlindja juaj është në Shtator apo nga 1 Tetori deri në 11 Tetor, ju keni ndjerë përplasjen e Uranit me Diellin dhe keni qënë përballë situatave të paparashikueshme. Kini kujdes, sidomos të lindurit nga 12 Tetori në 22 Tetor, për partnerët që sillni në jetën tuaj. Hyni me kujdes në një marrëdhënie të re, qoftë ajo biznesi apo romantike.

Afërdita do të shkojë “retrograde” sërish në 2017-ën, nga 4 Marsi deri në 15 Prill.Mos u martoni apo mos u fejoni gjatë kesaj periudhe. Kjo është një periudhë jo e favorshme edhe për ndërhyrje plastike dhe estetike në fyyrën tuaj. Mos ndryshoni ngjyrën e flokëve.

Kur Jupiteri të hyjë në shtëpinë tuaj të parë në Shtator, do të përjetoni një revolucion, një fazë të re të jetës suaj. Çdo gjë që do të bëni deri në muajin Tetor 2017, do të jetë shumë e rëndësishme, sepse ju do të hapni një kapitull të ri në jetën tuaj.

Është shumë e rëndësishme që të ndani prioritetet. Është koha për të rregulluar CV-në dhe biografinë tuaj dhe nëse jeni krijues, të ndërtoni një portofol të ri artistik, fizikisht apo online.

Kur Jupiteri hyri në shenjën e Peshores në 9 Shtator të vitit 2016 deri në 10 Tetor të 2017-ës, hapi derën drejt një prej periudhave më të bukura të jetës suaj. Dhuratat kozmike që universi do t’ju falë gjatë këtij viti, do të zhdukin njëherë e përgjithnjë shumë frustrime dhe episode të dhimbshme që keni kaluar deri tani.

Çfarë lloj përfitimesh mund të prisni? Të gjitha janë të konsiderueshme. Ju mund të udhëtoni në një vend që s’keni qënë më parë. Jupiteri jo vetëm sjell mundësi, por edhe ju ndihmon që të përfitoni nga këto mundësi. Mund të jetë që shefi juaj t’ju dërgojë me punë jashtë vendit, ose një i afërm t’ju kërkojë që ta shoqëroni në një udhëtim interesant.

Jupiteri kujdeset që edhe shëndeti juaj të përmirësohet. Nëse nuk keni probleme shëndësore, atëherë mund të mësoni një sport të ri, të hyni në një garë atletike dhe të merrni vlerësimin maksimal për aftësitë tuaja. Do të keni vetëbesim më të lartë dhe do të jeni më optimist këtë vit.

Në karrierë, ju do të gjeni veten në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe do të përfitoni nga mundësi fantastike profesionale.

Në dashuri, shenja juaj do të jetë ndër më të favorizuarat; nëse jeni beqarë, do të keni vitin më të mirë gjatë gjithë kësaj dekade për të njohur dashurinë e vërtetë, personin që ju duhet tani dhe përgjithmonë. Keni deri në Tetor për ta gjetur partnerin ideal.

Saturni do t’ju mësojë të shkruani, të flisni, të redaktoni dhe të komunikoni në një mënyrë të re. Stili juaj i komunikimit do të përmirësohet dhe do të jetë më efiçent.

Shtëpia e tretë, ku Saturni do të qëndrojë, ka lidhje edhe me të afërmit tuaj, ndaj duhet të bëni kujdes ndaj kërkesave të motrave apo vëllezërve tuaj. Një prej tyre mund të kalojë një periudhë të vështirë dhe ka nevojë për ndihmën tuaj.

Në Janar të 2017-ës, do të keni mundësi që ta rregulloni vendin ku jetoni. Prisni deri në datën 8 Janar, për të blerë produkte elektronike apo për të shitur/blerë një shtëpi. Në Shkurt, koha ju favorizon gjithashtu.

Jupiteri në shenjën e Peshores është në pozicion fantastik për të gjetur një dashuri të re. Nëse jeni të lidhur, do të afroheni më shumë me partnerin tuaj aktual. Nëse jeni në një marrëdhënie dhe e ndjeni se ai person nuk është për ju, atëherë shkepusni menjëherë lidhjet dhe bëhuni gati për atë çfarë ju ofron ky vit.

Në 27 Janar, hëna e re do të shfaqet në sektorin tuaj të dashurisë dhe Afërdita dhe Marsi do të jenë shumë pranë njëri-tjetrit, duke ju sjellë pak “xixa” dashurie. Saturni mund t’ju krijojë disa pengesa, ndaj qëndroni me këmbë në tokë, edhe pse me të mrekullueshmin Jupiter, çdo gjë do të shkojë në favorin tuaj.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.