Binjakët
Binjakët janë gjeni komunikimi dhe çdo gjë që bëjnë ka lidhje me këtë, informacionin, edukimin dhe gjuhën. Tema juaj kryesore për 2017-ën janë Marrëdhëniet. Nuk e keni patur të lehtë t’i përkushtoheni një njeriu, një pune apo një shtëpie. Por diçka ka ndryshuar. Që nga Dhjetori i vitit 2014, Saturni, planeti I stabilitetit dhe i përgjegjësisë, ka udhëtuar në shtëpinë tuaj të monogamisë. Ju keni rivlerësuar, rimenduar dhe i keni trajtuar seriozisht marrëdhëniet tuaja më të mëdha, profesionalisht dhe personalisht. Si rezultat, jeni rritur dhe pjekur.
Në 20 Dhjetor të 2017-ës, Saturni largohet nga kjo zonë dhe dy gjëra do të ndodhin. E para, do të përballesh me provimet e finales si në shkollë. E dyta, do të shpërblehesh nga Saturni. Ndaj këtë vit merr një hap serioz në marrëdhënien tënde ose siç thotë kënga “put a ring on it!”. Nëse jeni beqarë, ju mund të njiheni me dikë në fillim të vitit, dikë më të vjetër, jo gjithmonë në moshë, por edhe në eksperiencë e pjekuri. Nëse jeni të lidhur, marrëdhënia juaj do të thellohet dhe ju do të mërrni përsipër më shumë përgjegjësi.
Përdorni dhuratën tuaj të komunikimit për të shkruar, folur dhe për të mësuar. Disa marrëdhënie do të testohen gjatë këtij viti, një partner, një mik i ngushtë apo një partner biznesi mund të largohet. Nuk bëhet fjalë për partner solidë, por për ata që nuk kanë më rëndësi në jetën tuaj. Ju jeni duke mësuar se si të ekuilibroni dëshirën për të pasur dikë pranë vetes dhe dëshirën tuaj për liri.
Ju do të merrni kënaqësi shumë të madhe nga fëmijët tuaj këtë vit. Ndoshta mund të shtoheni edhe me një fëmijë në familjen tuaj, gjatë periudhës që Jupiteri është në shenjën e Peshores deri në 10 Tetor.
Nëse jeni duke punuar në një novelë, skenar, blog apo libër, është koha e duhur dhe bota duhet të mësojë për projektin tuaj. Gjatë periudhës Shkurt, Mars dhe Maj, mund të njihni njerëz të rinj apo shpirtra binjakë që ndajnë të njëjtat pasione me ju. Gjatë 3 Marsit deri në 15 Prill kur Afërdita të jetë “retrograde”, një ish-I dashur apo mik mund t’ju rikthehet në jetë për t’u pajtuar.
Maji dhe Qershori janë muajt tuaj të pushtetit. Jeni gati që të ngjiteni në skenë. 2 Qershori është dita perfekte për martesa.
Eklipsi i hënës së re të 26 Shkurtit mund t’ju sjellë disa surpriza të këndshme në karrierë; një rritje në detyrë apo rritje rroge e paparashikuar. Çdo gjë kreative për të cilën keni punuar gjatë vitit do të shpërblehet në 10 Tetor. Nga 10 Shkurti deri në 23, keni shansin për të bërë një udhëtim të gjatë në një shtet të huaj, ose mund të fitoni një bursë për të studiuar në një vend tjetër.
I dashur Binjak, ky është viti ku ju do të merrni doktoraturën në marrëdhënie dhe e gjithë puna dhe dashuria juaj do të shpërblehet.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.