Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Virgjëresha

3 Janar 2017

 Horoskopi i vitit 2017 nga Susan Miller: Virgjëresha

Virgjëresha

Ky vit është i rëndësishëm për pasurimin tuaj dhe për rritjen e vlerësimit që keni ndaj vetes. Në 9 Nëntor të vitit 2016, Jupiteri hyri në shtëpinë tuaj të parave, vlerave, talenteve dhe vetë-vlerësimit. Këtë vit Jupiteri do t’ju ndihmojë jo vetëm të krijoni pasurinë tuaj monetare, por edhe atë shpirtërore. Jupiteri është gjithashtu planeti i besimit dhe optimizit. A jeni gati të guxoni? Virgjëreshat njihen për sakrificat që bëjnë për të dashurit ie tyre, por këtë vit duhet të ëndërroni më shumë dhe të guxoni imë shumë. Rritja e vlerësimit ndaj vetes çon në rritjen e pasurisë. Kjo mund të përkthehet edhe në punë më të mirë, partnerë biznesi më të mirë dhe mundësi immobiliare më të favorshme.

Sfida juaj më e madhe është që të mos zemëroheni me ato çfarë do të ndodhë në botë këtë vit. Shikoni gjërat pozitive dhe çfarë mund të bëni dhe mos shihni çfarë është thyer apo  ka shkuar keq. Sepse në të kundërtën, ju bëheni pjesë e problemit. Ju keni aftësi fantastike organizative që mund t’i përdorni këtë vit. Jepni gjithë energjinë tuaj në këtë pikë dhe mos kritikoni, mos gjykoni dhe mos u shqetësoni, të gjitha difekte të Virgjëreshës. Prisni të papriturën, si psh. të dashuroheni me një Dash që nuk ka durim apo me një Ujor të çuditshëm. Mund të ndodhë që dikush papritur të largohet nga jeta. Pranojeni dhe ecni përpara. Financat tuaja mund të tronditen, do t’ju duhet të shpenzoni më shumë nga çfarë e kishit parashikuar. Nëse futeni në biznes me dikë tjetër, kujdesuni për kreditë dhe investimet.

Virgjëresha shqetësohet më shumë seç duhet. Fillimi i vitit nuk është i mirë financiarisht për botën, ndaj ju kujdesuni për financat tuaja dhe mos harxhoni më shumë seç duhet, megjithatë as mos u stresoni, sepse stresi është njësoj si të lutesh për problemet tuaja. Virgjëreshat e duan shumë median, ndaj këtë vit, harxhoni më pak kohë online dhe lexoni më pak lajme. E mira juaj është që ju keni një mendje të shkëlqyer, e keqja është se mendja juaj punon pa orar. Gjeni diçka tjetër me të cilën ta kaloni kohën.

Në 26 Shkurt ka një eklips të Hënës së re dhe dikush (një Peshk i ndjeshëm) mund të hyjë në jetën tuaj, ose mund të jetë një njeri me të cilin do të keni një lidhje shpirtërore. Martesa është një mundësi reale.
Shtatori është muaji juaj i pushtetit sepse Dielli hyn në shenjën tuaj në 22 Gusht. Çdo gjë do të shndrisë në sektoirin e dashurisë dhe marrëdhënies. Shtatori do të jetë një periudhë ideale edhe për udhëtimet, por ndoshta do të jeni shumë të zënë me punë atëherë. Përsa i përket karrierës, në Shtator ju do të ndiheni sikur keni fituar llotarinë. Marsi në sektorin e karrierës nga Maji deri në 4 Qershor do t’ju jap energjinë që të realizoni një ëndërr profesionale.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.