Çfarë mund të kërkojë më shumë një vajzë, sesa një i dashur që i dedikon këngë dashurie, e çon me pushime në një vend ekzotik, i plotëson çdo tekë pa u kursyer dhe nuk e shfrytëzon për të gatuar? Këtë bën Erik Lloshi dhe e ka treguar në prezantimin e tij në “Kënga Magjike”, ku ka treguar synimet e vitit 2017-të.
“2017-ta dua të më gjejë në një vend malor, larg zhurmave. Dua të jetoj aty, por për pushime, të shkoj në një vend përrallor ekzotik me të dashurën time. Dhe do të doja shumë të blija koleksionet e fundit të të gjithë firmave. Vetëm paratë mungojnë”, tha Eriku dhe shtoi se vitin e ardhshëm nuk do të jetë më kaq dorëshpuar, por do të fillojë të kursejë. “Gjithashtu, nuk dua të ha më fast-food-e, por gjellë shtëpie. Vetëm të gjej dikë të m’i gatuajë,” përfundoi Lloshi, i cili është aktualisht në një lidhje me një modele nga Tirana.
