Celebrity

Merr fund martesa e modeles shqiptare me ish-futbollistin e Manchester-it!

25 Tetor 2016

Merr fund martesa e modeles shqiptare me ish-futbollistin e Manchester-it!

Ish-futbollisti i Manchester United, Anders Lindegaard, dhe modelja shqiptare Misse Beqiri, i kanë dhënë fund martesës së tyre!

Dyshimet për një ndarje mes tyre lindën fillimisht në gusht të këtij viti. Mediat e ndryshme gjermane dhe britanike publikuan lajmin dhe divorci është i konfirmuar. Burime pranë çiftit kanë informuar se ndarja ka ardhur pas dallimeve të papajtueshme. Në një deklaratë të përbashkët, ata njoftuan se përparësia e tyre është djali, Julian.

Merr fund martesa e modeles shqiptare me ish-futbollistin e Manchester-it!

Lindergaard dhe Beqiri u njohën në vitin 2011. Ata e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në vitin 2014, në ishujt Mauricius. Asokohe, vajza nga Kosova rrëfeu se ndihej më me fat në botë. Ndërsa, golashënuesi i Manchester-it tha se këto ishin ditët më të lumtura të jetës së tij.