Aktorja Matilda Makoçi, e rikthyer rishatzi në vëmendjen e mediave shqiptare falë një ekspozite të piktores Natasha Bega, foli publikishte edhe për ish-bashkëshortin e saj Edi Rama, tashmë kryeministër i Shqipërisë.
E intervistuar në fund të ekspozitës, Makoçi u shpreh: “Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë, me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij.”
Burimi: Lapsi.al