Anabel Picks

5 fustane për në zyrë që do t’ju shpëtojnë tani që askush s’di ç’të veshë!

15 Shtator 2016

5 fustane për në zyrë që do t’ju shpëtojnë

Le të dorëzohemi tanimë. Vjeshta erdhi e bashkë me të edhe kapriçot e motit që e kthejnë në një makth të vërtetë përgatitjen për të shkuar në punë në mëngjes. Në një moment është ftohtë dhe në tjetrin, super vapë.

Zgjidhja: një fustan praktik që është perfekt për të dyja situatat. Për t’ju ardhur në ndihmë, ju sjellim 4 modele fantastike nga Smartset, që për më tepër, shkojnë me thuajse çdo gjë në garderobën tuaj.

Një fustan xhins nuk mund të mungojë kurrësesi në garderobën tuaj të vjeshtës, veçanërisht nëse ka një siluetë të tillë elegante.

Mëngët këmbanë janë krijuar për ardhjen e vjeshtës. Praktike, joshëse por edhe e përmbajtur, të gjitha në një!

Fustanet në formë këmishe, do të jenë miqtë tuaj më të mirë të fillimit të vjeshtës.

Me ngjyrat neutrale nuk do të gaboni kurrë! Janë ideale për peridhën e tranzicionit të stinëve dhe një fustan elegant nën gju, do t’ju japë rehatinë e duhur dhe pamjen chic.

Nuk keni përse të hiqni dorë që tani nga printet me lule. Fustani femëror më mëngë treçerekshe që mund të vishet me gjithçka do të jetë shpëtimi juaj.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.