Social Buzz

Njihuni me beben më të vogël në botë: E madhe sa gishti i dorës!

9 Shtator 2016

Njihuni me beben më të vogël në botë: E madhe sa gishti

Emilia Grabarczyk është jo vetëm foshnja më e vogël në botë, por edhe një triumfatore e vërtetë. Kur lindi ajo ishte sa masa e një gishti dhe e rëndë sa gotë porcelani. Megjithatë, nënë muaj më vonë, foshnja më e vogël në botë ka sfiduar çdo parashikim.

E lindur në Gjermanisë perëndimorë vetëm 22 centimetra dhe 226 gramë, të gjithë mendonin se ajo nuk do arrinte të mbijetonte. Por vogëlushja, të cilën e kanë quajtur “Luftëtarja e vogël”, ka bërë përmirësime të jashtëzakonshme 9 muaj pas lindjes. Kjo gjë e bën atë foshnjen më të vogël që ka arritur të mbijetojë. Për më shumë se 6 muaj ishte e paqartë nesë do arrinte të mbijetonte. Muajt  e fundit ajo ka nisur të forcohet dhe të shtojë peshë.

Mjekët vendosën të realizonin operacion Cezarian për të nxjerrë Emilian në jetë, kur nëna e saj ishte vetëm 26 javëshe shtatëzanë. Ky vendim u mor pasi përndryshe foshnja do kishte vdekur duke qenë se nuk arrinte të ushqehej pas një problemi në placentë. Fatmirësisht për vajzën e vogël, pavarësisht peshës, ajo nuk ka asnjë paaftësi fizike.