
Më 4 mars u njoftua se Xhemajl Sekiraqa, bashkëshorti i këngëtares Arta Bajrami u arrestua. Kjo për akuzën e armëmbajtëses pa leje por Arta e ka mohuar këtë lajm.
Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj nuk është arrestuar dhe se janë bashkë në shtëpi, së bashku me vajzën e tyre 5-vjeçare, Viktoria. Përveç kësaj, ajo ka thënë se janë në pritje të një fëmije të dytë.
‘Ne shëndoshë e mirë jemi në shtëpi me bashkëshortin edhe me çiken, edhe një djalë e presim me emër të zotit', ka thënë ajo për Magazina. Arta dhe Xhemajl Sekiraqa, i njohur me nofkën Xhimi janë martuar në vitin 2009.