
Pavarësisht se është një nga sëmundjet pasojat e të cilës mund të parandalohen nëpërmjet stilit të jetesës, numri i të sëmurëve me diabet është rritur në mënyrë të frikshme.
400 milionë të sëmurë, që nga viti 1980 rezultojnë sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Vetëm ën vitin 2012 1.5 milionë njerëz humbën jetën nga diabeti dhe 2.2 milionë të tjerë nga niveli i lartë i glukozës në gjak. OBSH shkruan midis të tjerave në raportin e parë për këtë sëmundje, se qeveritë duhet të marrin urgjentisht masa, kosto e të cilave shkon në 827 bilionë.
Ato që njereëzit ende nuk kanë të qartë është ndarja midis tipit 1 dhe tipit 2 të diabetit. Tipi 1 është një sëmundje e paparandalueshme dhe ata që vuajnë prej saj duhet të kotnrollojnë në mënyrë të vazhdueshme nivelin e insulinës në gjak. Ndërsa tipi 2 është më i shpeshtë midis individëve dhe ndikohet më së shumti nga stili i jetesës. Për shkak të kësaj karakteristike, diabeti it ipit 2 mund të kapet në kohë dhe madje edhe të parandalohet me anë të një diete të shëndetshme.
Femrat shtatëzanë mund të zhvillojnë tipin 2, por ajo që duhet të dimë të gjithë është që edhe një rënie e konsiderueshme në peshë ndihmon në kurimin e diabetit.
Arsyet kryesore për rritjen e numrit të të prekurve është mungesa e aktivitetit fizik. Në 2010 25% e të rriturve u klasifikuan si “pamjaftueshmërisht aktivë nga ana fizike”. Në vitin 2014 një në katër të rritur ishin mbi peshë dhe një në 10 ishin obezë. Vendet me probabilitet më të lartë për t’u prekur janë Afrika, Azia juglindore dhe rajonet e Mesdheut Lindor, midis tyre dhe Shqipëria. Në vendin tonë jetojnë afërsisht 62 mijë diabetike të njohur ose 2.7% e popullsisë adulte. Numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë pasi 24% janë të padiagnostikuar që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë. Në vendin tonë shpenzimet për çdo person me diabet janë rreth 450 dollarë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për vitin 2012, në botë jetojnë 371 milion njerëz me diabet,ose 8.3 % e popullsisë së botës vuan nga diabeti.
Çfarë mund të bëhet? Përgjigjja është e thjeshtë. Pavarësisht se disa faktorë si gjenetika, mosha apo enticiteti nuk mund të ndryshohen, të tjerë si duhanpirja, pesha, dieta dhe ushtrimet do të shkaktonin një efekt shumë pozitiv në parandalimin apo kurimin e diabetit.
Burimi: CNN / Përshtati: Ergisa Bejkollari