Shtepia VIP

Vila e re luksoze e Genta Ismajlit, garderobë 'muze' dhe perde me fytyrën e saj

28 Mars 2016

Vila e re luksoze e Genta Ismajlit, garderobë 'muze' dhe perde me

Genta Ismajli ka hapur dyert e shtëpisë së saj për Vlorijan Halilin, gazetarin e Prive në Klan Kosova. Ajo ka treguar ambjentet e gjera të shtëpisë e saj të re, ku është shpërngulur së fundmi. 3 dhoma gjumi, një garderobë ‘muze’ ku mban të gjitha veshjet e saj skenike, dhe një hapësirë në bodrum dedikuar vetes së saj, për të pasur një sallë kërcimi dhe një palestër. Gjithashtu, një taracë e hapur për festa apo barbeque me miqtë. E gjithë shtëpia zë një hapësirë prej 600 metrash katrorë.

‘Më janë dashur 4 vjet për ta ndërtuar’, ka treguar Genta Ismajli. E pyetur në kishte kushtuar shumë, ajo ka thënë: ‘Po, ka kushtuar shumë’, por nuk ka treguar ndonjë vlerë konkrete duke thënë se këtë e dinin mjeshtrat e shtëpisë.

Këngëtarja ka shfaqur edhe fotografitë e vendosura në shtëpi, mes tyre një kornizë ku ishte vendosur fotografia e fitores së ‘Këngës Magjike 2005’ në krah të Ardit Gjebresë. Ndërsa për të dekoruar dritaren e sallonit, Genta kishte varur një perde ku ishte stampuar një fotografi e saj. ‘Nuk kam mundur ta dekoroj ende siç do të doja’, ka thënë ajo, ‘Por herën tjetër me siguri do ta shikoni ndryshe’

Ismajli ka treguar edhe veshjet e momenteve më të rëndësishme të saj në skenë, të cilat i ruante në garderobën e saj; si veshja e klipit që e bëri të famshme ‘Dridhem’ apo atë të këngës ‘S’dua tjetër’ që e bëri fituese të Këngës Magjike.

Copyright @Anabel.al/ Ndalohet ri-botimi pa lejen e Anabel.al