Showbiz dhe TV

Sabri Fejzullahu: Kjo është dashuria ime e re!

22 Janar 2016

Sabri Fejzullahu: Kjo është dashuria ime e re!

'Dashuria ime e parë, e 2-të dhe e vetme, është Nera', ka thënë Sabri Fejzullahu. Këngëtari i njohur Kosovar,  tha në Wake Up se nuk ia kishte idenë se përflitej për një dashuri të 2-të të tij. Moderatorët Eno Popi dhe Mira Kazhani kanë hedhur fjalën për atë çfarë është shkruar në media ditëve të fundit, për ndarjen e këngëtarit nga gruaja e parë dhe një martesë të 2-të.

‘Unë nuk i kam lexuar këto shkrime’, tha Fejzullahu, ‘Por di se kam vetëm një dashuri; gruaja ime Nera. Me të jam i martuar prej 35 vitesh, dhe nuk bëj dot pa të’, ka thënë ai për nënën e këngëtarit Ermal Fejzullahu. Më pas ai ka qeshur me moderatorët, teksa bënin shaka mbi lajmet në media: ‘Me siguri e kanë pasur fjalën për Nerën, që është aq e bukur sa mund të dashurohesh për herë të 2-të me të’.

Në një intervistë të mëparshme për ‘Shqiptaren’ bashkëshortja e tij Nera ka rrëfyer se janë njohur në vitin 1986. Asokohe në Kosovë bëheshin protesta paqësore, e duke vënë në dukje karakterin e sinqertë të Sabriut, ajo ka thënë se ai nuk kishte qëndruar dot i heshtur, pavarësisht gjendjes.

‘O Zot sa e bukur qenke. Më thuaj nga cili qiell të zbriti Zoti’, i kishte pëshpëritur ai, siç rrëfen Nera.

Sabri Fejzullahu ka folur në Wake Up për pikëpamjet e tij mbi muzikën shqiptare, nisur edhe nga kënga-duet e tij me të birin Ermalin, që trajton botëkuptimet e 2 brezave.

‘Në Shqipëri nuk ka pop të mirëfilltë’, ka thënë këngëtari, ‘Ka R&B, rap, por në vendin tonë mungon muzika Pop.’ Megjithatë, ndonëse është rritur artistikisht me Çelentanon, Mina-n, e ikona të tjera të pop-it italian e botëror, ai ka treguar se nuk paragjykon dhe dëgjon çdo lloj muzike. ‘Unë dëgjoj edhe 50 cent’, ka thënë ai duke qeshur.