
Moderatorja Michelle Hunziker ka treguar edhe një herë se ajo dhe e bija e saj Aurora Ramazzotti janë tepër të lidhura me njëra-tjetrën, si dy shoqe të vërteta. “Gjithnjë kam shpresuar të bëhem gjyshe shumë shpejt. Madje më shumë. Do të ishte bukur sikur në dy ose tre vjet, ne të ishim shtatzëna së bashku,” ka rrëfyer Hunziker, e cila në 24 janar bën 39 vjeç.
“Një goditje e bukur skenike apo jo?! Të shohësh të rriten bashkë nipin dhe dajën e tij,” është shprehur ajo për “Oggi”
“Jemi rritur bashkë,” ka thënë më shumë se një herë moderatorja e cila është bërë nënë 19 vjet më parë. Më tej, në lidhjen e saj me bashkëshortin Tomaso Trussardi, erdhën dy vajzat e tjera: Sole 2 vjeç dhe Celeste që ende nuk ka bërë 1 vjeç.
Burimi: Vanity Fail/ Përshtati: Kristi Tashi