
Nëse bën shpesh shopping online për rroba, me siguri ke përjetuar zhgënjimin klasik: ajo që porosit nuk duket fare si në foto. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat – sidomos për… të kuqen. Po, një studim i fundit nga platforma e marketingut Yotpo tregon se veshjet me ngjyrë të kuqe janë ato që kthehen më shpesh.
Pse kthehet kaq shumë e kuqja?

Sipas stilistes personale Jordan Stolch, gjithçka ka lidhje me teknologjinë.
“E kuqja është shumë e vështirë për t’u kapur siç duhet nga kamerat dhe për t’u paraqitur realisht online,” shpjegon ajo.
Çfarë ndodh? Ngjyra del ose shumë e ndezur, ose shumë e zbehtë, ose si të ishte portokalli apo rozë. Pastaj fut në lojë dritat artificiale, filtrat dhe voila – porosit një gjë, të vjen krejt tjetër.
Po pse këmbëngulim me të kuqen, atëherë?

Sepse është e kuqe! Është ngjyra e guximit, e tërheqjes, e eventeve, fotove, daljeve speciale – dhe pikërisht për këtë arsye pritshmëritë janë shumë të larta. Por ja që realiteti nuk është gjithmonë aq i bukur sa të futet në profilin tonë të Instagramit.

Stilistja Jordan shpjegon se e kuqja është ngjyrë që bie shumë në sy, dhe kjo lidhet ngushtë me vetëbesimin e individit.
“Nëse nuk është fiks ajo nuanca që kanë imagjinuar, njerëzit kanë shumë më shumë gjasa ta kthejnë, krahasuar me një rrobë bezhë apo gri,” thotë ajo.
Sekreti është te: nuanca!

Shumë njerëz nuk dinë se çfarë lloj e kuqeje u shkon. Ka të kuqe me nënnuanca të ftohta, të ngrohta, neutrale – dhe një zgjedhje e gabuar mund të nxjerrë më shumë skuqjen apo rozën në fytyrë, gjë që nuk e do askush.
Si të zgjedhësh të kuqen e duhur kur bën shopping online?

Ja disa këshilla që vlejnë, sidomos nëse nuk do të bësh rrugë për kthime:
Kontrollo politikën e kthimeve – Nëse është shumë e ngatërruar, ndoshta s’ia vlen rreziku.
Lexo komentet dhe shih fotot reale – Ato tregojnë se si duket ngjyra në dritë natyrale, në lëkura dhe trupa të ndryshëm.
Shih në faqe si Poshmark apo eBay – Mund të gjesh të njëjtën rrobë të postuar nga njerëz realë, pa filtra dhe drama.
Nëse s’të rri mirë – ktheje. Nuk ia vlen ta mbash në dollap për ndonjë “ndoshta” që nuk vjen kurrë.
Të blesh me zgjuarsi është të dish kur diçka s’të përfaqëson dhe të kesh guximin të mos e veshësh. E kuqja është ikonike – por vetëm kur është nuanca e duhur për ty.
Artikuj të sugjeruar:
- 5 trende mode që më parë urreheshin, por këtë vit po bëjnë namin
- Gocat franceze po i kombinojnë xhinset më
- Idenë për fustanin e bardhë të verës mund t'ia vidhni njërës prej këtyre vajzave shqiptare
- Dua Lipa nis pushimet dhe kombinon disa nga trendet e momentit: Nga bikini te syzet
- Për vajzat me gjoks të madh: Ka një truk gjenial që do ju shpëtojë
Burimi: Glam