
Si një Bricjap ju keni kaluar shumë sfida në vitet e fundit, por i keni përballuar ato me forcë dhe hijeshi. Ju keni lindur në një periudhe të vitit kur natyra e tregon bukurinë me thjeshtësi: me pemët e zhveshura dhe me rrezet e forta të diellit në male. Pikërisht ne mësojmë për shenjat nga mësuesja më e mire: nëna natyrë. Shikimi juaj praktikë i botës ju bën veçanërisht të përshtatshëm për t’i përballuar situatat në mënurë të bukur dhe të qetë.
Që në kohën kur Urani ka hyrë në konstelacion në mars të vitit 2011 ju keni ndryshuar shpesh shtëpi (me shumë mundësi më shumë se një herë) dhe një vendim i tillë mund të vijë shumë shpejt. Shpeshherë vendimi për të lëvizur ka ardhur për karrierën tuaj, për të përfituar nga mundësi të tjera profesionale. Kjo situatë e paqëndrushme mund të vazhdojë për ju pasi Urani do të vazhdojë të ndikojë veçanërisht tek ata që e kanë ditëlindjen midis 7-16 janar.
Eklipset e ndodhura në 18 tetor 2013, 15 prill dhe 8 tetor 2014 dhe 4 prill 2015 kur janë marrë dhe vendime shumë të rëndësishme që lidhen me karrierën tuaj dhe çështjen e të jetuarit. Ka vetëm një eklips tjetër që do të ndikojë dhe do të ndodh në 23 mars dhe do të ndikojë veçanërisht tek ata që e kanë ditëlindjen rreth 24 dhjetorit.
Nëse dëshironi të blini, të shisni ose të merrni me qera një shtëpi, mund të merreni më këtë gjë midis prillit dhe qershorit kur Marsi do të jetë në prapavijë. Për t’i bërë planet e lëvizjes me shtëpi më të ngadalta, Mërkuri do të jetë në prapavijë midis 30 gushtit dhe 22 shtatorit. Duke qenë se Mërkuri është planeti i komunikimit dhe negocimit, është koha që të merrni vendime të mëdha ose veprime dhe nuk është koha të firmosni dokumente. Gjërat do të ndryshojnë në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor 2016. Kjo lidhet me të gjitha aspektet jetësore. Nëse doni të lëvizni, të shisni ose të rinovoni diçka, bëjeni në fund të shtatorit ose tetorit.
Në mes të vitit midis prillit dhe shtatorit mund të përmirësoni veprimet tuaja, projektet ose marrëdhëniet, por mos filloni të reja.
Pjesa më e fuqishme e vitit do të jetë kur Marsi do të kalojë në shenjën e Bricjapit për herë të parë pas dy vjetësh nga 27 shtatori deri në 9 nëntor 2016. Marsi do t’ju japë shumë energji dhe udhëheqje dhe do i bëjë të tjerët të ulen dhe të dëgjojnë çdo gjë që keni për të thënë. Kjo do të jetë koha e vitit kur mund të nisni projekte dhe marrëdhënie të reja.
Duke e kthyer vëmendjen në pjesët e tjera të jetës, udhëtimet do jenë shumë emocionuese këtë vit. Gjatë vitit, deri në 9 shtator, do të keni shumë fat në ushëtime. Jupiteri viziton shenjën tuaj një herë në 12 vjet kështu që zgjidhni një qytet ku nuk keni qenë më parë dhe ai do t’ju ndihmojë të zgjeroni fushën tuaj, të hapeni ndaj kulturave të reja, ngjyrave, shijeve, aromave, tingujve dhe pamjeve duke formuar një eksperiencë emocionuese.
Po ashtu Jupiteri do të ndikojë tek ju për të pasur një mundësi të re në edukim. Këtë vit do të përfundoni një diplomë të avancuar, mund të prezantoni një tezë, kurse të rëndësishme për t’u përmirësuar në fushën e dëshiruar.
Qëllimet tuaja për një shkollim më të mirë do të jenë më të sigurta në 9 shtator 2016. Jupiteri do të largohet nga sektori i edukimit dhe nga shtëpia prestigjoze e karrierës së suksesshme. Asnjë nga shenjat e tjera nuk do të jetë kaq e përkëdhelur sa ju për të arritur qëllimet profesionale. Nuk do e keni të vështirë të afroheni me njerëz me shumë influencë në industinë tuaj.
Ju keni kaluar shumë sfida në karrierën tuaj, por pas shtatorit 2016 do të lehtësoheni. Jupiteri në një pozicion të ri do të tejkalojë vështirësitë e të kaluarës. Ju do e keni atë deri në 10 tetor 2017 duke e bërë këtë periudhë 13 mujore plot më mundësi të arta. Ndërkohë do të jeni të aftë të arrini majat dhe sigurisht ju jeni një shenjë ambicioze. Ajo që e bën këtë periudhë të ndryshme është se nga shtatori 2016-tetor 2017 do të keni mundësinë të bëni shumë hapa para. Do t’ju duhet të bëni një punë të madhe dhe të zgjuar.
Në aspektin romantik shumë gjëra do të përmirësohen. Saturni në shenjën e Akrepit ka qenë një pengesë për ju që të gjeni dashurinë, por duke qenë se në qershor 2015 ai e la këtë shenjë, kjo do të ndikojë tek Bricjapi për disa dekada. Nëse jeni beqare do e keni më të lehtë për të gjetur dashurinë tuaj të vërtetë. Marsi në shenjën e Bricjapit do t’ju bëjë të dukeni më seksi se kurrë më parë dhe do e ngre profilin tuaj. Ju nuk do të ndiheni i padukshëm, në fakt edhe vetë do të surprizoheni nga vëmendja që do të merrni. Në këtë rast edhe nëse jeni të martuar edhe nëse jeni beqar, do e pëlqeni shumë këtë periudhë. Nëse keni ndjenja ndaj dikujt, do keni mundësinë të afroheni më shumë me partnerin tuaj.
Kur Marsi të largohet nga shenja juaj, nga 12 nëntori deri në 7 dhjetor, ju do të ndiheni më magnetik dhe më karizmatik dhe do të jeni më të interesuar të dilni dhe të njiheni më njerëz të rinj. Do të keni më shumë siguri në vete dhe do të jeni gati të dilni në kërkim të dashurisë. Venusi gjithmonë ju mëson se nuk është e nevojshme të përpiqeni shumë. Mjafton të jeni vetvetja dhe ta vendosni veten në situata sociale dhe do gjeni shumë admirues rreth vetes.