
Kur mendojmë për industrinë gjigande të smart phone-ve, na vijnë shpejt ndërmend Apple me I-Phone-in e tij apo Samsung Galaxy. Megjithatë, ka qenë kompania Huawei, me sistemin Android, që ka prodhuar Nexus 6P, ajo që ka shitur më shumë telefonë në të gjithë botën!
Raportohet se Huawei ka eksportuar 100 milionë telefonë gjatë vitit 2015, shumica e të cilave janë shitur në SH.B.A. Edhe pse Nexus 6P është më i njohuri, Huawei ka në treg një shumëllojshmëri aparatesh telefonikë, si Ascend Mate 8, Honor 7 apo Honor Play 4C, më ekonomiku në treg.
Ndonëse Nexus ka qenë një prezantim i shkëlqyer i kompanisë në tregun amerikan, është për t’u parë se cilat do të jenë risitë dhe të rezultatet e Huawei gjatë 2016-ës. Kjo markë pajisjesh teknologjike ka pasur rritjen më të shpejtë në tregun e Smart Phone-ve. Do të ishte një fitore gjigande e saj nëse, në vitin e 2-të të saj në tregun ndërkombëtar, të kalonte në rangun e rivalëve të kreut Samsung-Apple.
Burimi: BGR News; Përshtati: Genta Hodo