
Ajo është rikthyer në krahët e James Harden, ashtu siç një burim i afërt tha në 30 tetor, ndërsa tani ata janë duke ecur përpara me lidhjen e tyre. Khloe Kardashian e ka konfirmuar romancën me yllin e NBA, pasi u fotografuan bashkë të dielën mbrëma. 31-vjeçarja ecte përkrah 26-vjeçarit deri në mbërritjen në një club nate në Hollywood.
Shumë ishin në dyshime me atë çfarë kishte ndodhur me marrëdhënien e dyshes, pasi së fundmi Khloe për disa javë iu përkushtua kujdesit ndaj ish-bashkëshortit Lamar Odom, ndërsa ai i shpëtoi vdekjes nga overdoza.
Pavarësisht rrethanave, James dhe Khloe duket se e kanë ruajtur marrëdhënien e tyre dhe një burim pranë çiftit thotë: 'Ajo është shumë e lumtur që u kthye sërish me të dashurin e saj dhe që po punon për këtë marrëdhënie. Ai ka qenë shumë i kuptueshëm gjatë këtij incidenti të tmerrshëm.'
Burimi shtoi se James dhe Khloe kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin gjatë gjithë kësaj kohe. 'Ata po përpiqen të qëndrojnë bashkë dhe duan të jenë bashkë'.
Burimi: DailyMail; Përshtati: Jolinda Levonja